Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka akuzuar Bashkinë për zvarritje të procesit të rindërtimit dhe keqmenaxhim të fondeve.
Sipas tij, nga 53 milionë euro të alokuara vitin e kaluar, vetëm 26 milionë janë përdorur realisht. Ai e cilëson situatën si një farsë tragjike që ka lënë qindra familje në mëshirë të fatit.
Teliti kërkon transparencë dhe përgjegjësi për këtë që ai e quan “mashtrim të madh ndaj qytetarëve”.
Denoncimi i Telitit:
SKANDAL: RINDËRTIMI NJË GËNJESHTËR E MADHE E BASHKISË TIRANË!
🆘 Është e papranueshme dhe thellësisht revoltuese të shohësh si Bashkia Tiranë ka transformuar procesin jetik të rindërtimit në një farsë tragjike, duke lënë qindra familje të Tiranës ende në mëshirë të fatit.
❓ Ku shkuan paratë e tjera? Kjo nuk është thjesht neglizhencë, kjo është një shuplakë e rëndë për çdo qytetar të prekur!
❌ Ky nuk është thjesht një dështim menaxherial, por ky është një dështim politik që tregon qartë mungesën e vullnetit dhe ndershmërisë nga ana e drejtuesve të Bashkisë së Kryeqytetit.
🔷 Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë mashtrim të madh?
















