Gënjeshtra e fundit në lidhje me sulmin kimik në Siri është gënjeshtra e radhës e SHBA në luftën e Sirisë.
Liderët perëndimorë, duke përfshirë edhe presidentin amerikan Donald Trump, fajësojnë qeverinë siriane për një “sulm kimik” të ndodhur në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë. Aleatët e Sirisë Irani dhe Rusia kanë bërë thirrje për parandalimin e një përsëritjeje që ata e përshkruajnë si një krim lufte. Në këtë incidente të paktën 100 persona u vranë dhe mbi 400 të tjerë kanë pësuar lëndime. Qytetarët sirianë në rajonin Al-Shayrat në lindje të provincës Homs kanë dënuar sulmin raketor të Amerikës në bazën ushtarake Al-Sha’irat dhe kanë theksuar në qëndresën dhe mbrojtjen e vendit të tyre. pavarësisht sulmeve të mëdha raketore të Amerikës kundër bazës ushtarake Al-Shayrat, banorët e këtij rajoni vazhdojnë të qëndrojnë në këtë rajon dhe theksojnë në qëndresën e tyre përballë sulmeve të Amerikës. Banorët e këtij rajoni kanë kaluar një natë të vështirë. Një prej tyre ka thënë: “Sulmet raketore të Amerikës në aeroportin Al-Shayrat ishin shumë të ashpra dhe kanë lëkundur fshatrat për rreth, mirëpo populli i Sirisë vazhdojnë rezistencën dhe do të vazhdojnë luftën deri në çlirimin e plotë të vendit të tyre nga pushtimi i terroristëve dhe mbështetësve të tyre që bashkëpunojnë me sionizmin dhe Amerikën. Ministri i Jashtëm i Sirisë dy ditë pas sulmit kimik në Siri deklaroi se ushtria siriane nuk ka përdorur dhe nuk do të përdorë kurrë armë kimike dhe se ata që kanë përdorur këto armë në Khan Shejkhan në Idlib janë terroristët të cilët këto armë i kanë transferuar në Siri nga Iraku. Valid Al Mualem, ministri i Jashtëm sirian, ka vendosur kushte për çdo hetim të OKB-së në lidhje me vdekjen e dhjetëra njerëzve të martën nga ajo që dyshohet të jetë një sulm kimik. Ai tha se hetimi duhet të jetë jo-politik, të përfshijë “shumë vende” dhe “të fillojë nga Damasku”, në mënyrë që qeveria siriane të lejojë diçka të tillë. Ai mohoi se Siria kishte hedhur armë kimike nga ajri. Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të mërkurën, argumentoi se helmimi masiv ishte shkaktuar nga armët kimike të terroristëve. Mbledhja e Këshilli të Sigurimit të OKB në lidhje me sulmin kimik të fundit në rajonin Khan Shejkhun në jug të provincës Idlib të Sirisë, ka përfunduar pa votim në lidhje me rezolutën e re që kanë propozuar anëtarët jo të përhershëm të KS.
Të enjten më 6 prill dhe pas kundërshtimit të Rusisë ndaj rezolutës së propozuar nga Amerika, Franca dhe Anglia në lidhje me këtë çështje, Moska ka propozuar një rezolutë të re në lidhje me sulmin kimik në Siri. Më pas Suedia, Kazakistani, Etiopia, Bolivia, Italia, Egjipti, Japonia, Senegali, Ukraina dhe Uruguai si dhjetë vendet anëtare jo të përhershme aktuale të KS të OKB kanë propozuar një rezolutë tjetër në KS të OKB. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian me anë të një deklarate, në mënyrë serioze kanë kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB që të dënojë ashpër sulmin kimik të fundit në rajonin Khan Shejkhun në jug të provincës Idlib të Sirisë dhe kanë kërkuar një ndryshim të vërtetë politikë në Siri. Vendet anëtare të BE, të enjten më 6 prill me anë të një deklarate drejtuar KS të OKB, kanë deklaruar: “Bashkimi Evropian me insistim kërkon nga KS i OKB që të mblidhet dhe ta dënojë ashpër sulmin kimik në Khan Shejkhun të Sirisë dhe të urdhërojë fillimin e hetimeve të pavarura dhe të paanshëm dhe të shpejta në lidhje me këtë çështje”. Bashkimi Evropian me këtë rast gjithashtu ka kërkuar një ndryshim të vërtetë politik në Siri. Të paktën 100 persona janë vrarë nga një sulm kimik i kryer nga terroristët në Idlib në veriperëndim të Sirisë. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë siriane hodhi poshtë akuzat se forcat siriane lëndë kimike në rajonin Idlib dhe deklaroi se grupet terroriste janë përgjegjës për këtë sulm kimik./ PT