Rinia e UMED-it përgatit video për ndërgjegjësim kundër racizmit dhe terrorizmit

Shoqata Ndërkombëtare e Informacionit të Medias (UMED) përgatitën një video për të krijuar ndërgjegjësim kundër racizmit dhe terrorizmit për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Zelandën e Re.

Videoja në fjalë u postua në llogarinë në Twitter të UMED-it me tiketë “ThuajStopRacizmitDheTerrorizmit” (#IrkçılığaveterörizmeDURde).

Në video, studentët e përfaqësive në Ballkan, Rusi, Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikë, thonë “Thuaj stop racizmit dhe terrorizmit” në gjuhët e tyre.

Gjithashtu në video ka pamje nga rasti i gazetares që shqelmoi emigrantin, futbollisti që u përball me racizëm në sport, sulmet ajrore në Idlib të Sirisë, sulmet ndaj stacionit të trenave në Ankara, Paris, Reina (Stamboll), Rejhanllë (Reyhanlı) të Turqisë, Gazë dhe Zelandën e Re./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne