Rishikimi i kasaphanës izraelite në qytetin Kaferkasem te Palestinës

Me mijëra banorë të qytetit Kaferkasem më 29 tetor kanë organizuar protesta kundër regjimit sionist me rastin e përvjetorit të 61-të të kasaphanës në këtë qytet.

61 vite më parë regjimi sionist më 29 tetor të vitit 1956 ka kryer një kasaphanë në qytetin Kaferkasem. Në atë vit u vranë 49 palestinezë mes tyre shumë femra dhe fëmijë të cilët u masakruan nga sionistët në formë të pamëshirshme. Megjithëse regjimi sionist ka kryer krime edhe më të mëdha sesa kjo, mirëpo mënyra e vrasjes së këtyre palestinezëve është me të vërtet akt makabër. Këta palestinezë më 29 nëntor të vitit 1956 ishin duke u kthyer nga puna e tyre dhe gjatë rrugës u përballën me ushtarakët e gardës kufitare të Izraelit. Ushtarët sipas urdhrave që kishin nga eprorët e tyre, bënin vetëm një pyetje, jeni apo jo nga qyteti Kaferkasem. Nëse palestinezët përgjigjeshin pozitivisht, ajo që i priste ishte breshëria e plumbave. 49 njerëz janë vrarë në këtë formë, pa ditur aspak se çfarë kishin bërë. Në historikun e regjimit sionist vihen re shumë raste të krimeve si në Kaferkasem, mirëpo pika kryesore e këtij krimi është se në vitin 1956 në kohën kur kishin mbetur vetëm 9 ditë nga përvjetori i traktatit të Balforit, regjimi sionist kreu këtë krim çnjerëzor. Ky traktat në një lloj forme ishte deklarata e krijimit të regjimit sionist në territoret e pushtuara palestineze dhe ai u nxor nga qeveria angleze më 2 nëntor të vitit 1917. Vrasja në Kaferkasem është kryer edhe në bashkëpunim me Anglinë pasi në vitin 1956, regjimi i Izraelit së bashku me Anglinë dhe Francën thurën planin për të sulmuar Egjiptin për shkak të ngritjes së ndjenjave anti-izraelite në këtë vend. Plani u thur me qëllim që opinioni publik të mos përkushtohet shumë në krimin e kryer nga regjimi sionist në Kaferkasem. Lufta kundër Egjiptit nisi pikërisht në të njëjtën datë kur u krye vrasja në Kaferkasem d.m.th. më 29 tetor të vitit 1956. Kur lufta kundër Egjiptit përfundoi, opinioni publik u njoftua për krijimin e kryer nga regjimi sionist në Kaferkasem dhe bota reagoi ndaj këtij krimi. Reagimi botëror e detyroi regjimin sionist të dënojë ushtarët dhe oficerët që kryen krimin në Kaferkasem. Mirëpo vendimi i gjykatës ndaj tyre nuk ishte ndëshkues dhe shumë prej tyre u liruan. Vetëm dy nga oficerët që ishin përgjegjës për forcat ushtarake në Kaferkasem janë dënuar me nga 15-17 vjet heqje lirie. Mirëpo kur kaloi 1 vit nga data e ndëshkimit të tyre, këta oficerë jo vetëm që u liruan por edhe morën shpërblime në detyrë. Asnjë gjykatë apo organ tjetër ndërkombëtar nuk kërkoi ndëshkimin e autorëve përgjegjës për kasaphanën në Kaferkasem. Megjithatë populli palestinez asnjëherë nuk e ka harruar dhe nuk do ta harrojë kasaphanën e kryer nga regjimi sionist në Kaferkasem./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne