Rita Ora: Jam me kulturë islame, muslimanët s’janë terroristë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka pranuar se ajo është muslimane dhe se nuk bën të akuzohen muslimanët për terrorizëm.

Në një llogari që besohet se është personalja e këngëtares, ajo ka shkruar se është me kulturë islame dhe se muslimanët nuk janë terroristë.

Ajo thotë se thirrjet për vrasje ndaj muslimanëve në rrjetet sociale nuk janë të duhura dhe ka kërkuar paqe e dashuri mes të gjithëve.

“Unë besoj në Zot dhe jam me kulturë islame. Këto thirrje për t’u vrarë të gjithë msulimanët po ma thyen zemrën. Muslimanët nuk janë terroristë”.

“Të fajësosh dhe të urresh scilin musliman për aktin është absurd. Këta që vrazin në emër të Zotit s’janë muslimanë. Ata janë vetëm terroristë. Islami është për dashuri, paqe, liri dhe barazi. Muslimanët i dashurojnë qeniet e gjalla dhe shpërndajnë dashuri gjithandej. Mos besoni atë që thuhet në media. Mos shpërndani urrejtje. Zoti na bekoftë të gjithëve, krishterët e muzlimanët, ne të gjithë jemi fëmijët e Zotit”, u shpreh Rita në llogarinë e saj personale.
Rita Ora nuk është e vetmja artiste që përpiqet të qetësojë islamofobët, por qëndrimi i saj nuk mund të mohohet se ndikon tek fansate saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne