Roli i Amerikës dhe i Barzanit në ikjen e krerëve të ISIS nga Tel Afar

Brigadat e Hezbullahut të Irakut kanë njoftuar për rolin e amerikanëve dhe të kryetarit të rajonit të Kurdistanit të Irakut në largimin e krerëve të grupit terrorist ISIS nga Tel Afar.

Xhafar Al-Husejni, zëdhënësi i brigadave të Hezbullahut të Irakut, duke u bazuar në informacione të sakta, deklaroi: “Si rezultat i marrëveshjes së Masud Barzanit, kryetarit të Kurdistanit të Irakut dhe amerikanëve, krerët e grupit terrorist ISIS nga Tel Afer dhe Al-Ajadija janë transferuar në fushat e Ninvas në veri të Irakut”. Sipas këtij burimi, pas fillimit të operacioneve për çlirimin e qytetit Tel Afar, pjesëtarët e ISIS me 11 autobus që i përkisnin Masud Barzanit, janë larguar në drejtim të rajonit Al-Ajadija. Koordinimi mes Barzanit dhe grupit terrorist ISIS në Tel Afar është vëzhguar për gjashtë muaj dhe për këtë gjë është informuar edhe qeveria e Bagdadit. Xhafar Al-Husejni në fund theksoi se problemi më i madh i irakianëve është prania e amerikanëve në Irak./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne