Gruaja e Netanjahut gjykohet për korrupsion

Mediat izraelite kanë njoftuar për gjykimin e gruas së kryeministrit izraelit me akuzë për korrupsion financiar. Kanali i dytë i televizionit izraelit njoftoi se Sara Netanjahu, gruaja e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, me akuzë për korrupsion financiar, do të dalë para gjyqit gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

Gjithashtu sipas një raporti të gazetës “Jerusalem Post”, thuhet se në kohën kur ministria e drejtësisë së Izraelit zakonisht përgënjeshtronte spekulimet për gjykimin e Netanjahut ose të gruas së tij, ndërsa tani nuk ka reaguar fare në lidhje me publikimin e këtij lajmi. Gruaja e kryeministrit të regjimit sionist akuzohet se ka shfrytëzuar burimet financiare publike për të paguar shpenzimet personale. Sara Netanjahu edhe më parë me akuza të tilla është marrë në pyetje nga policia e regjimit sionist. Ndërkohë që nga 2 janari i vitit 2017, ka filluar procesi i marrjes në pyetje të kryeministrit të regjimit sionist me akuzë të korrupsionit financiar dhe për marrjen ryshfet nga një kompani gjermane./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne