Turqia Bangladeshit: Hapni dyert për myslimanët e Arakanit, do të paguajmë ne shpenzimet

Në këto ditë kur zbatohet një diplomaci e ngjeshur dhe ku është vënë në veprim personalisht edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëhet një përpjekje për të dhënë në mënyrë të prerë zullumit ndaj myslimanëve.

Në këto ditë kur zbatohet një diplomaci e ngjeshur dhe ku është vënë në veprim personalisht edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëhet një përpjekje për të dhënë në mënyrë të prerë fund zullumit ndaj myslimanëve.

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), për të gjetur një zgjidhje për mizorinë në Arakan, zhvilloi një bisedë telefonike me ish Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Kryetarin e Komisionit Konsultator për Arakanin, Kofi Annan.

“Këtë problem duhet ta zgjidhim nga rrënjët. Duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje në mënyrë që të mos jetohet më një gjë e tillë” tha Çavushollu duke tërhequr vëmendjen se brenda 3 ditëve budistët nacionalistë masakruan 3 mijë myslimanë.

Ai bëri të ditur se me direktivën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), për të vënë në veprim Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, ka filluar punën Ministria e Jashtme e Turqisë.

Krahas kontakteve diplomatike dhe qëndrimit të prerë për dhënien fund të zullumit, Turqia vazhdon të bëjë ndihma njerëzore në rajon.

“Ndihmat e bëra deri më sot kanë arritur në 70 milionë dollarë. Para 2 vjetësh gjatë muajit të Ramazanit ne ishim atje. Sofrën e iftarit e ndamë me vëllezërit tanë atje. Kushtet e jetesës atje nuk janë kushte që mund të jetojë një njeri. Nuk mund të ekzistojë një burg i hapur i tillë” u shpreh Çavushollu.

Ai i bëri thirrje qeverisë së Bangladeshit dhe tha: “Në bisedën e zhvilluar me Bangladeshit, këtij vendi iu tha: “Hapni portat për myslimanët e Arakanit dhe ne do të paguajmë të gjitha shpenzimet që do të bëni për ta”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne