Netanjahu do të heqë ndalimin e deputetëve, për të vizituar xhaminë Al-Aksa

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu njoftohet se ka në plan të heqë për një vit e gjysmë ndalimin e anëtarëve të Knesset (Kuvendit ) që vizitojnë Xhaminë el-Aksa në Jeruzalemin Lindor ( al-Kuds), e cila ishte skenë e konfrontimeve intensive mes forcave izraelite dhe palestinezëve muajin e kaluar.

Një anëtar i zyrës së Netanyahut i tha Agjencisë AFP- me kusht anonimiteti se Netanjahu “vendosi të hapte Tempullin për vizitat e deputetëve, vetëm për një ditë në këtë fazë, të martën më 29 gusht,” pas konsultimeve me zyrtarët e sigurisë.

Ai pretendoi se “vendimi u mor në dritën e përmirësimit të gjendjes së sigurisë në vend”.

Në vitin 2015, Netanjahu i pengoi anëtarët e parlamentit izraelit që të vizitonin Tempullin në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit Lindor të aneksuar nga Izraeli, ku gjendet kompleksi i Xhamisë el-Aksa.

Urdhëri duhej të qetësonte trazirat që shpërthyen pjesërisht nga frika palestineze se Izraeli po planifikonte të ushtronte kontroll të mëtejshëm mbi kompleksin e xhamisë.

Megjithatë, Jehuda Glick, amerikan, një rabin ortodoks izraelit, nga partia e djathtë e Netanjahut, Likud, bëri kërkesë në Gjykatën e Lartë të Izraelit në mars kundër ndalimit.

Jehuda Glick bëri lutje jashtë Xhamisë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite të hënën, dhe të mërkurën më shumë se 130 kolonë izraelitë hynë në kompleks.

Vendi është i shenjtë si për muslimanët ashtu edhe për hebrenjtë, është thelbësor për konfliktin izraelito-palestinez.

Hebrenjtë lejohen të vizitojnë kompleksin por të mos luten atje, dhe vendi ka qenë skenë e konfrontimeve të rregullta mbi çdo përpjekje për të thyer rregullin.

Në raundin më të fundit të tensioneve, dhuna shpërtheu pas një shkëmbimi vdekjeprurës në 14 korrik jashtë kompleksit, i njohur si Haram al-Sharif, të cilin hebrenjtë e quajnë Mount Temple.

Duke përdorur përleshjet si një pretekst, Izraeli e mbylli së bashku me kompleksin për tri ditë dhe më pas krijoi detektorë metalikë dhe kamera vëzhgimi në hyrje të kompleksit, duke i ofenduar palestinezët dhe muslimanët në mbarë botën.

Burimi: AFP/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne