Trump drejt irritimit me Tillerson dhe me Shefin e Ndihmës Ekonomike, Cohn

Presidenti i SHBA Donald Trump ka qenë gjithnjë e më shume i pakënaqur me shefin e politikës së jashtme Rex Tillerson dhe ka dyshime rreth besnikërisë së këshilltarit të tij ekonomik Gary Cohn, njoftoi media amerikane.

Uashington – Disa njerëz të afërt me presidentin i thanë gazetës Washington Post se Trumpi nuk e pëlqeu atë se si sekretari i shtetit amerikan ishte ballafaquar me çështjen e numrit të trupave në Afganistan, si dhe mbi politikën e Kubës dhe bllokadën e Katarit.

Ndërkohë, drejtorit të këshillit kombëtar ekonomik, Cohn i ka rënë per keq reputacioni për kritikimin që i beri trajtimit të Trump-it, tubimit të ekstremit të djathtë më 12 gusht në Charlottesville, në të cilin një protestues u vra.

Shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, gjithashtu duket se e ka mërzitur presidentin duke i kthyer mbrapsh shume prej vizitorëve spontanë në Zyrën Ovale.

Trump, një ish personalitet televiziv, ka parë një valë largimesh nga administrata e tij në muajt e fundit, duke përfshirë sekretaren e shtypit Sean Spicer, shefin e stafit Reince Priebus, drejtorin e komunikimit Anthony Scaramucci si dhe shefin e strategjise Steve Bannon./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne