Roli i Erion Veliajt në skandalin e qendrës “Emerald” të Lirim Fezollarit. Vazhdojne vjedhjet e pronave ndaj pronareve te ligjshem.

Arben Ahmetaj, më tej Shkëlqim Cani dhe në fund Erion Veliaj, kanë ndërmarrë një seri aktesh, në kundërshtim me vendimet e gjykatave, madje edhe asaj Kushtetuese, për t’i dhënë biznesmenit Lirim Fezollari prona publike, të cilat u ishin njohur pronarëve te ligjshem.

Privatizimi skandaloz i aksioneve të shoqërisë publike “Buka” sha dhe tjetërsimi i truallit mijëra metra katrorë në favor të biznesmenit Lirim Fezollari, përfshin në një rol të dorës së parë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Dhe më tej, këto prona u shndërruan në asete tejet fitimprurëse për biznesmenin, duke shënuar një skandal shumë të rëndë financiar dhe ligjor, ku e shohin veten të përfshirë më së paku tre bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit Edi Rama.

Disa dokumenta të siguruara nga “Boldnews.al” tregojnë se Veliaj i ka dhënë Fezollarit leje për ndërtimin e një qendre tregtare në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ndërkohë që çështja e pronësisë së truallit ishte objekt shqyrtimi në gjykatat shqiptare.

Veliaj nuk ka pritur vendimin përfundimtar të formës së prerë. Ai ka miratuar lejen, pavarësisht se trashëgimtarët e familjes Myderizi kishin fituar të drejtën e pronësisë mbi trojet e ish-ndërmarrjes publike/Boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne