Rrëfimi i dhimbshëm i një gazetari gjerman rreth gjendjes së myslimanëve Rohingia

Një gazetar i njohur gjerman gjatë udhëtimit të tij në Mianmar ka përshkruar gjendjen tragjik dhe katastrofale të myslimanëve Rohingia të shpërngulur nga shtëpitë e tyre dhe e ka quajtur atë të papërshkruar.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jurgen Todenhofe sot gjatë një interviste me gazetën gjermane “Frankfurter Rundschau”, ka shprehur shqetësime të thella në lidhje me gjendjen humanitare të myslimanëve Rohingia dhe ka thënë se ata po vuajnë nga mungesa e artikujve ushqimor, medikamenteve dhe nga mjetet për ngrohje. Ky gazetar i njohur gjerman me këtë rast kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare që të ushtrojë presione politike më të mëdha mbi qeverinë e Mianmarit. Ai shtoi qeveria e Mianmari këto njerëz i ka dëbuar nga vendi për arsye raciste dhe fetare dhe nuk dëshiron që ata të kthehen përsëri në vendbanimet e tyre. Ata nuk mund të qëndrojnë as në Bangladesh. Para kësaj edhe UNICEF ka shprehur shqetësime të thella për gjendjen kritike humanitare të myslimanëve Rohingia në kampet e refugjatëve në Bangladesh. Organizata UNICEF ka deklaruar se rreth 340 mijë fëmijë myslimanë Rohingia po jetojnë në kushte tepër të këqija në kampet e refugjatëve në Bangladesh dhe po vuajnë nga mungesa e artikujve ushqimore, e ujit të pijshëm dhe e medikamenteve. Vlen të theksohet se me qindra mijëra myslimanë Rohingia për t’i ikur dhunës dhe terrorit shtetëror të Mianmarit, janë detyruar të shpërngulën nga vendbanimet e tyre në Rakhin dhe të strehohen në Bangladesh./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne