Rrëfimi prekës i azilantit shqiptar nga kampi në Francë: Po flemë në karrige, po vdesim urie!

Kushtet e vështira të jetesës dhe papunësia në trevat shqiptare kanë bërë që shumë të rinj të emigrojnë në shtete të ndryshme, në kërkim të një ardhmeje më të mirë.

Por, ky rrugëtim shpesh herë edhe i rrezikshëm, nuk është aspak i lehtë. Këtë e tregon më se miri edhe një video tejet e dhimbshme, ku tregon ‘ferrin e vërtetë’ të azilantëve shqiptarë.

Në një video adresuar tek JOQ, një shqiptar rrëfen dhe tregon tmerrin e kampeve të Francës në Strasburg, ku shqiptarët flenë në karrige, madje rrinë edhe me bark të zbrazët.

Madje ai thotë se nëse dikush mbyll sytë për të fjetur, roja shkon dhe e ngre.

Ky është shkrimi dhe videoja që do t’iu prek në zemër:

‘Prsh JOQ, ju lutem publikojeni kyt vidjo te shkojne se qfare behet ne kampet e Frances ne Strasburg, ku shqiptarete flejë nj enje karrige e pa hanger kjo eshte nji makaber vrt.
Ky eshte realiteti, shteti jon i dashur na detyron me len vendin ton. Situata eshte shume me keqe se ta pershkuva un, sa per fjetjen as ne pllaka nuk te lejne me fjet se vjen security e te qon veq me nje karrige ke te drejte qendrosh prz.
Jan tu mbaru ropte shqiptare tu nejte ne rrall si ne kohen e monizmit per nji cope buk qe as qeni se han dot. Edhe shum tjer neper barake qe kan montu vet qëndrojnë. Me keq se lufta eshte, shteti jon na katandisi ne ket gjendje..”

Burimi: Mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne