Bota

Rreth 200 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite bastisën Mesxhidi Aksanë

Rreth 200 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në kompleksin Mesxhidi Al-Aksa që ndodhet në zonën e qytetit të vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim.

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit thuhet se 193 hebrenj bastisën Mesxhidi Al-Aksanë duke hyrë nga porta Al-Mugharbah në jugperëndim të saj.

Më tej theksohet se grupi hebre nën mbrojtjen e policisë u largua nga vendi i shenjtë pas shëtitjes brenda mureve në Mesxhidi Al-Aksa.

Pritet që hyrjet e hebrenjve në Mesxhid Al-Aksa të vazhdojnë edhe pas mesditës.

Bastisje të tilla që hebrenjtë fanatikë kryejnë në Mesxhid Al-Aksa në mëngjes dhe pas mesditës shkaktojnë rritjen e tensionit në rajon.

Po shkelet sovraniteti i Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 26 tetor 1994 mes Izraelit dhe Jordanisë, Mesxhidi Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta të Jordanisë.

Por, që nga viti 2003 e deri më sot, hebrenjtë nën shoqërimin e policisë hyjnë në vendet e shenjta me vendimin e njëanshëm të Izraelit pa lejen e administratës.

Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit e cila këto hyrje i konsideron si bastisje, thekson se shkelet sovraniteti i muslimanëve./AA

OPINIONE