Rrezikonin sigurinë e pushuesve, policia bllokon 32 mjete lundruese

32 mjete lundruese janë bllokuar nga policia në të gjithë vijën bregdetare shqiptare pasi lundronin jashtë kufirit të lejuar, duke rrezikuar kështu sigurinë e pushuesve.

12 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.
Drejtuesit e 8 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 100 00 lekë  të rinj secili  për mospajisje me licencën e operatorit turistik.

Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.

Drejtuesit e 2 mjeteve të tjera lundruese (varka metalike), krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë./Tpz 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne