RREZIKU BALLKANAS NGA SERBO-KROACIA E MADHE…!

Savash Veliu

Ditëve të fundit shohim një shtrirje gjeografike të pastabilitetit politik në krejt Ballkanin, e cila inicohet nga vatra e luftës më trishtuese e ballkanit siç ishte Bosnja e viteve nëntëdjeta që erdhi nga deklaratat e genocidistëve serb Dodik dhe Vuçiç bashkë me Kroacinë zyrtare por këtë nuk e dinë populli kroat, që bie në sy për hapësirën rajonale dhe për njëkohëshmërinë e zhvillimit të saj të përnjëhershëm. Është një situatë e përgjithshme e tensionimit rajonal, që e bën të nevojshëm hulumtimin e shkaqeve dhe arsyeve të një gjendjeje pazgjidhshmërie krizash politike dhe qeveritare që paraqitet si një fenomen tipik i zhvillimit të sotëm ballkanik i pangjajshëm me asnjë rajon tjetër të BE apo të kontinentit europian. Një krizë politike që menaxhohet nga EUropa, Franca dhe Rusia të cilët për dekada mbajn peng katër ish shtetet jugosllave dhe Shqipërinë brenda moçalit ballkanik duke i dhënë hapsirë ndikimit gjeopolitik destabilizues Ruso-Serbë, dhe kjo vjen në pah kur është në pyetje Turqia atëherë të gjithë tubohen bashkë kundrejt saj edhepse ata ndërvete janë të përçarë.

Krizat politike paraqiten njëtrajtshëm në Shqipëri, në Serbi, në Kosovë me Mitrovicën, në Mal të Zi, në Bullgari, në Rumani, në Maqedonin veriore ku u shkund pushteti qeveritar sorosoist e cila jepte sinjale afrimi me Erdoganin dhe tani pësoi. Pse ndodh kjo kur gjithë stafi pushtetar i këtyre shteteve Sorosoiste janë pjesë e tij!???

Çka përgadisin Sorosi me Francën dhe Rusinë në Ballkan? Pse këta shtete kritike e të brishta të Ballkanit atakohenë nga ky bllok neverik antiislam. A është Turqia shkaku e cila i lufton për të rrumbullaksuar sovranitetin e plotë të saj para vitit 2023, e pavarur nga blloku NATO-SOROS-Francë-Rusi-EU të cilët prej Turqisë morrën goditjet serioze në Mesdheun Lindor, Siri, Katar, Karabah, Libi dhe së fundi në Mali, Algjeri, Sudan akt që çmendi Francën me Rusinë dhe pajtashët e tyre perëndimor!?

Pas këtyre akteve Franca me pajtashët menjëherë para ca ditëve e kërcënuan Turqinë me 10 ambasadorë të jashtëm me kushtë të lirojn nga burgu aktivistin sorosoist Osman Kavala i cili është kryetari i SOROS për Turqinë i akuzuar për shumë akte terroriste në vend dhe së fundi për puçin e vitit 2016. Me këtë rast vjen reagimi ashpër i Erdoganit duke udhëzuar ministrin e Jashtëm që të shpallë persona non-grata dhjetë ambasadorë për deklaratën e tyre rreth rastit në vazhdim të sorosoistit Osman Kavala të cilët më pas u stepën dhe tërhoqën deklaratat në fjalë. Ataku i tyre nuk pushon dhe si kundërpërgjigje vazhdojn të godasin ballkanin musliman ndaj Erdogan dhe interesave turke duke iu hakmarrë në Kosovë me Mitrovicën, Bosnje dhe së fundi në Maqedonin veriore.

 Në këtë situatë dramatike e cila mund të eskaloj pakontroll pyetja është; ku qëndron Amerika me Bajdenin i cili në fushatën parazgjedhore direkt kërcënoj se do e rrëxoj prej pushtetit politik Erdoganin nga brenda duke forcuar opozitarët antierdoganiste. Është Bideni një i sëmurë antiErdoganist që lufton në rrëximin e tij, por kundër Kinës dhe Rusisë është i vetëm pa Turqinë andaj ka pranë Anglinë dhe Austaralin por Israeli me Francën dhe Evropën janë me Kinën dhe nëse humb Turqinë ka humb një ushtri speriore të NATO-së… !

Dhe nuk vonoj Presidenti Erdogan të vëndoj dorë mbi Ballkanin me deklaratën se: Nuk do të lejojmë të përsëriten vuajtjet e BiH nga vitet 1990 që Bosnja dhe Hercegovina të mbetet i papërkrahur si në vitet 1990, por fuqimisht do të mbështetet në format më të ndryshme deri në intervenim ushtarak që ju e dini se si do të ishte epilogu i saj gjë që nuk do ti gjasonte Turqisë së Demirelit!

Nëse ndodh që Serbia të merr një avantur të tillë në Bosnje e di mirë Vuçiç se kjo do të ishte fundi i shtetit Serbë, këtë e di edhe Rusia!

Prandaj, forcat e errta perëndimore duan Serbia të futet në luftë që të konfliktohen Turqia me Rusinë që pastaj kolaçin e madh global të ndajn mes tyre pa Ruso-Turqinë!  Pra, këtu duhet Rusia dhe Turqia të jenë si dy fuqitë e reja në zhvillim global të matur e të qetë e më vigjilent kur bëhet fjalë përplasja mes dy partnerëve strategjik që do ishte humbje e madhe për sovranitetet e tyre në rrumbullaksim të sipërt që largon Sionizmin nga kontroli botëror.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne