TË “VËRTETAT” E QERIM LITËS RRETH NUMRIT TË “TURQVE DHE POMAKËVE” NË BANOVINËN E VARDARIT

Nga: Salim Kadri Kerimi, Shkup

Në shkrimin e tij me titull: “Regjistrimi i popullsisë 1942-1943”, i publikuar në Portalin e gazetës KOHA, të datës 4 Nëntor 2021, kolegu im i nderuarë m-r Qerim Lita, edhe njëherë ka bërë tentim për ti manipuluar lexuesit, rreth numrit të popullatës turke, që në periudhën para Luftës të dytë botërore kanë jetuar në teritorin e të ashtuquajturës Banovinë e Vardarit. Sipas tij, numri i “turqve dhe pomakëve” në kët Banovinë, në vitin 1938, paska qenë “rreth 60.000 banorë”, kurse i shqiptarëve “rreth 830.000 banorë”.

Shfrytëzoj nga rasti, kolegun Q.Lita ta lus lexuesve dhe opinionit më të gjera t’ua tregojë ose sqarojë burimin e informacionit rreth numrit të sipërpërmendur “të turqve dhe pomakëve” në teritorin e Banovinës të Vardarit/ Serbisë Jugore të Mbretërisë Jugosllave, në vitin 1938. Të dhënat statistikore, jo nga viti 1938, por p.sh. nga viti 1921, kur u zhvillua regjistrimi i parë zyrtar i banorëve të shtetit në fjalë, tregojnë se, sipas gjuhës amtare, vetëm në teritorin e sotëm të Maqedonisë Veriore, numri jo i “turqve dhe pomakëve” por vetëm i turqve ka qenë 118.758, kurse i shqiptarëve, 110.674 frymë.

Sipas të dhënave nga regjistrimi i njëjtë, të prezantuara në punimin shkencor të autorit serb Dimitar Tasiq (Дмитар Тасић, “Рат после рата Војска Краљевине Срба, Хрвата и Словенаца на Косову и Метохији и у Македoниjи 1918-1920”, Утопија – Институт за стратегијска истраживања, Београд, 2008, 25), në teritorin e Serbisë Jugore, ku bënin pjesë teritoret e Maqedonisë Veriore (të sotme)  dhe pjesë të Serbisë dhe të Kosovës, nga gjithsej 1.476.747 banorëve, numri i turqve ka qenë 148.019 (10%), kurse i shqiptarëve, 416.977 (28,2%). Sipas regjistrimit të rradhës, të vitit 1931, vetëm në teritorin e sotëm të Maqedonisë Veriore, numri i shqiptarëve ka qenë 129.640 frymë, kurse i turqve 105.407 frymë. Se të dhënat e lartpërmendura të Q.Litës, rreth numrit të turq ve (në 1938) në Banovinën e Vardarit, janë qesharake/ të pavërteta, përveç të dhënave të sipërpërmendura, e vërtetojnë edhe të dhënat e regjistrimit të banorëve në vitin 1948, sipas të cilave numri i turqve vetëm në RP të Maqedonisë ishte 95.904. Në fakt, mumri i turqve i Maqedonisë në 1948 ishte shum më i madh se numri i paraqitur zyrtar, por në se edhe këtë të dhënë e konsiderojmë si të saktë, atëhere del se të dhënat e lartpërmendura të Q.Litës rreth numrit të turqve, nuk janë azgjë tjetër vetëm se sajesa të tij. Manipulime të kësaj natyre për studijues seriozë siç pretendon të jetë z. Q.Lita, nuk janë korekte bile as të lejueshme.

Sa i takon vlefshmërisë të të dhënave statistikore nga “Regjistrimi i popullsisë 1942 -1943”, i realizuar nga administrata okupuese Italo – shqiptare, në Nënprefekturën e Carevdvorit (fshatrat e Prespës të Maqedonisë Veriore, pa qytezën e Resnjës dhe disa fshatra në veri të Resnjës), me këtë rast përmbledhtas mund ti jap këto dy vlerësime:

– administrata në fjalë, vetëm brenda tre viteve jo të plota, ka bërë tentim për asimilimin e popullatës joshqiptare (maqedonase, turke, vllehe, e tj.), mes tjerash, duke i detyruarë ata të arsimohen në gjuhën shqipe e jo në gjuhët e tyre amtare;

– nga të dhënat e transmetura nga ana e Q.Litës, del se konkretisht popullatës turke të fshatrave të Prespës (Kozjak, Belocrka e Sipërme, Carev Dvor, Dërmeni, Llavcë, e tj.), nuk ju është dhënë mundësija për deklarimin e përkatsisë të tyre nacionale, duke i trajtuarë të gjithë ata si shqiptarë.

Unë deri diku i “kuptoj” sajesat e administratës Italo – shqiptare të vitit 1942, por ama assesi nuk mund ti kuptoj sajesat e kolegut Q.Lita, i cili vazhdimisht mundohet ta mohojë prezencën e popullatës turke në Prespë, në Maqedoninë Perëndimore dhe Veri – perëndimore. Prezenca e turqve p.sh., në Prespë duke filluarë që nga shekulli i 15 e gjer më sot është e vërtetuarë/ konfirmuarë, nga autorë dhe institucione të shumta. Prezencën e turqve në Prespë z.Q.Lita dhe kush do tjetër mund ta vërejë edhe sot e kësaj dite, në se shëtitet nëpër rugët e Resnjës dhe pesë fshatrat e sipërpërmendura. Një fakt të këtillë e vërtetojnë edhe të dhënat e të gjitha regjistrimeve të realizuara që nga vite 1948 dhe gjer te i fundit në 2021. Kështu, p.sh. sipas të dhënave statistikore të viti 1948, pra gjashtë vite pas Regjistrimit të vitit 1942, del se në fshatrat e lartpërmendura si dhe në disa fshatra të tjera të Prespës, dhe kuptohet edhe në qytezën e Resnjës, përveç maqedonasve, shqiptarëve, egjiptasve, e tj., në Prespë me shekuj kanë jetuar/ jetojnë edhe turq. Pjesëtarët e këtij komuniteti në aspektin numëror gadi në çdo regjistrim kanë qenë në rradhë të dytë, pas pjesëtarëve të komunitetit maqedonas. Për ta ilustruarë këtë konstatim me të dhëna konkrete, në vijim do ti transmetoj të dhënat statistikore zyrtare, për periudhën 1948-2002, rreth përkatsisë nacionale të banorëve të pesë fshatrave të Prespës (Kozjak, Belocrka e Sipërme, Carev Dvor, Dërmeni dhe Llasca) të cilat, në periudhën 1941-1943, ishin pjesë përbërëse e Nënprefekturës të Carevdvorit, e cila ishte e administruarë nga administrata Italo – shqiptare.

 

  1. Fshati Kozjak

 

         Viti    GjithsejMaqedonas       Turq    Shqiptarë
        1948       135         –           –          –
        1953       311         –        311          –
        1961       299         –        297          2
        1971       353         –        342        10
        1981       396         5        337          7
        1991       267         1        159          –
        1994       120         1        111          8
        2002       117         –        106        11

 

  1. Fshati Belocrka e Sipërme

 

         Viti    GjithsejMaqedonas       Turq    Shqiptarë
        1948         519          –           –         –
        1953         359          1        284        74
        1961         434          2        290      141
        1971         506          3        291      207
        1981         591          1        220      332
        1991         342          1        106        –
        1994         215          –          98      117
        2002         187          –          73      114

 

  1. Fshati Carev Dvor

 

         Viti    GjithsejMaqedonas       Turq    Shqiptarë
        1948        1.237         –           –          –
        1953        1.327      934         387          –
        1961        1.303      951         344          7
        1971        1.152      836         308          5
        1981        1.233      875         343          2
        1991        1.067      814         124          –
        1994           708      612           95          1
        2002           605      520           81          –

 

  1. Fshati Dërmeni

 

         Viti    GjithsejMaqedonas       Turq    Shqiptarë
        1948          802       –           –          –
        1953          864     777         86          –
        1961          822     721         99          2
        1971          810     723         86          –
        1981          774     693         78          –
        1991          848     741       100          –
        1994          460     447         13          –
        2002          416     404         12          –

 

  1. Fshati Llascë

 

         Viti      GjithsejMaqedonas       Turq  Shqiptarë
        1948         305       –           –         –
        1953         333     126        206         –
        1961         339     121        217         1
        1971         312     103        209         –
        1981         358       97        241       16
        1991         197       28        164         –
        1994         145       28        113         4
        2002         134       18        113         2

 

 

Pra, nga të dhënat e mësipërme, dalin në shesh manipulimet e administratës Italo – shqiptare, se në fshatrat e Nënprefekturës të Carevdvorit, sipas të dhënave statistikore që janë të transmetuara në shkrimin e lartpërmendur të Q.Litës, gjoja nuk paska popullatë turke. Nga të dhënat e mësipërme, poashtu,  z.Q.Lita dhe të gjithë ata persona që mendojnë ngjashëm si ai, se gjoja në Republikën e Maqedonisë së Veriut turq paska/ ka vetëm në pjesën e saj lindore, duhet njëherë dhe përgjithmonë ti ndërprejnë manipulimet e tyre, se siç ka deklaruarë intelektuali angley Oldous Haksli (Aldous Leonard Huxley), “faktet nuk pushojnë së egzistuari duke i ignoruarë ato”.

Nga të dhënat e Regjistrimit të vitit 1942, në Nënprefekturën e Carevdvorite, mes tjerash del në shesh edhe një e dhënë tjetër jo e vërtetë. Për tja bërë qejfin administratës bulgare, si një nga dy aleatët e tjerë të koalicionit fashist, administrata Italo-shqiptare të gjithë popullatën maqedonase të nënprefekturës në fjalë e ka trajtuarë/ prezantuarë vetëm si popullatë bullgare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne