Opinion

Kush i fryn Tezës: `Kosovë Shqipëri Dy kombe dhe Dy identitete të ndryshme`

 

Prof. Dr. Pirro Prifti

Kohë më parë, dhe egzaktësisht  109 vite më parë në 28 nëntorin e famshëm të vitit 1912 kur u deklarua Pavarësia e Shqipërisë në ballkonin e Sarajeve të Vlorajve nga ismail Qemal Bej Vlora dhe u ngrit Flamuri i Skënderbeut thekat e të cilit ishin qëndisur nga Marigo Poçi, në pikturën originale të asaj ditë të pahaurruar, në krah të djathtë dhe të majtë të Ismail Beut ishte një Hoxhë dhe një Prift Orthodoks, dhe krahas këtyre ishin atdhetarët e njohur që mezi qëndronin në atë ballkon të vogël dhe ashtu të gëzuar i treguan popullit të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë lajmin e madh e Pavarësisë.

Në të 40 firmat e gjëndura në Fletën e Firmëtarëve të Pavarësisë ishin 10 Firmëtarë nga Kosova, 17 Firmëtarë Myslimanë nga Shqipëria, 11 Firmëtarë Orthodoksë dhe 2 Firmëtarë Katolikë, pra ¼ e firmëtarëve ishin patriotë nga Kosova.

Në ditët e sotme kur Kosova u çlirua nëpërmjet luftës  së popullit të Kosovës dhe UÇK me ndihmën vendimtare të NATO-s, kur Kosova u shpall shtet i pavarur me 17 shkurt 2007 e njohur nga mbi 100 shtete por me një flamur dhe hymn ndryshe nga Shqipëria, deytrimisht lind idea se si mundet që një komb si shqipëtarët të ndarë në 5 shtete fqinjë edhe sot e kësaj dite e kanë të pamundur të realizojnë një shtet natyral (jo-Shqipëri e madhe) të sajën.

Sidoqoftë koha do të tregojë se sa të ndershme dhe reale do të jenë deklaratat e fuqive të mëdha se Shqipëria dhe Kosova duke i integruar në BE së bashku me vëndet fqinje të rajonit do të mund të realizojnë aspiratat shekullorë të bashkimit në BE pa kufij….

Sigurisht gjatë këtyre viteve të pavarësisë së Kosovës kanë dalë dhe probleme të mëdha përsa i përket bashkimit, sepse shihen difenrenca të ndryshme kulturale, gjuhësore, tradite, religjioze, arsimore dhe ligjore.

Disa nga përfaqësues të inteligjencës dhe politikanë kosovaë të përfaqësuar nga Nexhmedin Spahiu dhe  Halil Matoshi kanë reklamuar në disa tv shqiptare dhe kosovare idenë se Shqipëria dhe Kosova janë dy kombe të ndryshme. Madje Nexhmedin Spahiu disa vite më parë ka hedhur idenë e bashkimit të Kosovës  në një federatë me Turqinë.

Libri më i fundit i studiuesit Nexhmedin Spahiu “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen – më afër apo më larg njëra tjetrës”,  ishte pjesë e një tryeze diskutimi në UET me dt. 09/11/21, me të ftuar pedagogë, studiues dhe figura të ndryshme të politikës e diplomacies, ku ai përsëri shprehu idenë se Kosova më Shqipërinë janë dy kombe të ndryshëm dhe dy identitete kombëtare të ndryshme (https://liberale.al/diskutimi-ne-uet-nexhmedin-spahiu-kosova-dhe-shqiperia-dy-identitete-kombetare/).

Këtëo ide janë paraqitur dhe një vit më parë një një libër të përgatitur nga Lulzim Peci dhe Agon Demjaha, me asistencë të Valdrin Ukshinit – shkurt 2020 nga `Fondacioni Shoqeria e hapur per Shqiperinë` , me titull: “Dekonstruktimi i idesë së bashkimit: e ardhmja e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Shqipërisë `(http://ëëë.kipred.org/repository/docs/dekonstruktimi_i_ides%c3%8b_s%c3%8b_bashkimit_e_ardhmja_e_marr%c3%8bdh%c3%8bnieve_n%c3%8b_mes_kosov%c3%8bs_dhe_shqip%c3%8bris%c3%8b_167427.pdf).

-Idete se , Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë asnjëherë nuk kanë jetuar brenda një administrate të përbashkët dhe unike shtetërore.

-Idetë se në kohën e Perandorisë Osmane ata ishin të ndarë në vilajete të ndryshme, dhe ndërkaq, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Luftërave Ballkanike, ata jetuan për gati një shekull në dy shtete të ndryshme (Shqipëri dhe Jugosllavi).

-Dhe idetë se gjatë këtyre dekadave, Shqipëria rrallë ka treguar një qasje të qëndrueshme dhe pëkrahëse ndaj shqiptarëve në Kosovë, qoftë gjatë sundimit të Zogut, apo edhe të Enver Hoxhës,

-Idetë se të dy vëndet kanë jetuar realitete tërësisht të ndryshme politico shoqërore në këto thuajse 100 vjet kanë shkaktuar diferenca thuajse dramatike mes Kosovës dhe Shqipërisë,

kanë qënë thelbi i supozimeve edhe të Nexhmedin Spahiut, dhe Halil Matoshit se Kosova dhe Shqipëria janë dy Kombe të ndryshme dhe dy identitete kombëtare të ndryshme.

Madje Halil Matoshi ka shkuar edhe më larg  duke zëvëndësuar fjalën komb me popull dhe duke pretenduar se Tirana zyrtare përfundimisht njohu kombin e ri kosovar” dhe se Shqipëria dhe Kosova janë dy kombe ngaqë niset nga pikëpamja që vendos shenjën e barazimit mes kombit dhe shtetit. Por kjo është një pikëpamje lehtësisht e kritikueshme nga mjaft shembuj që ilustrojnë se kombi dhe shteti ekzistojnë jo rrallë veç e veç (https://ëëë.ikvi.at/?p=4177 nga Andrea Stefani).

Përse kjo ambicie e disa grupeve politike dhe mesa duket edhe fetare kërkojnë dhe pretendojnë se Shqipëria dhe Kosova janë dy Kombe të ndryshme dhe dy identetitete të ndryshme?

Idetë e librit “Dekonstruktimi i idesë së bashkimit: e ardhmja e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Shqipërisë bien poshtë lehtësisht po të shihen disa aspekte:

-Historike, sepse trevat shqiptare kanë qënë shumë të lidhura me njera tjetrën gjatë pushtimit Osman madje dhe paraosman; këtë e trgojnë se lëvizjet anti osmane kanë patur një rrjedhë të vazhdueshme direct vetëm në trevat shqiptare si në veri ashtu dhe në jug dhe në vashkëpunim me njëra tjetrën madje madje Historia e Gjergj Kastriotit  tregon se shumë komandantë ushtarakë të ushtrisë së Gjergj Kastriotit ishin dhe nga veriu si treva e Dukagjinit, nga treva e Malit të Zi, nga trevat e jugut si Vlora, Muzeqeja, si dhe nga Shqipëria e mesme, pra nuk ka patur ndarje historike,

-Ndarjet administrative të kohës së pushtimit Osman shkaktuan me të vërtetë një ndryshim të tregëtisë dhe drejtuesve vendor por ato nuk penguan ndjenjat e kundërshtimit ndaj pushtimit Osman dhe pavarësisht  metodave osmane të detyrimit të popullatës të paguante taksa më të larta ndaj të krishterëve, apo favoreve ndaj të konvertuarve si dhënia e ofiqeve e gradave dhe rrushfeteve, ndarja administrative nuk ndryshoi as identitetin si shqiptar dhe as dëshirën për të qënë të lirë, të shqiparëve,

-roli  ndarjes fetare me të vërtetë shkaktoi një dëmtim të rëndë të ndjenjës atdhetare sepse një pjesë e drejtuesve myslimanë  (po ashtu dhe të disa klerikëve  të krishterë). nuk deshën një Shqipëri të pavarur (kujto Lidhjen e Parë të Prizrenit në të cilën Kahrarname-ja kërkonte bashkim me Turqinë dhe zbatimin e Sheriatit (por edhe aty në atë Lidhje, morën pjesë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, pra nuk kishte dy identiete të ndryshme pavarësisht fesë).

-Realitetet e ndryshme që jetoi populli shqiptar pas copëtimit të Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadorëve , i ndarë, për të jetuar në shtete të ndryshme, ishte njëlloj si ndarjet administrative në Vilajete nga Perandoria osmane e cila e bazonte ndarjen tek traditat e grupeve të popullatës dhe praninë e një popullatë të përzjerë për çdo vilajet, –  nuk ndryshuan opinionin e popullsisë shqiptare që e identifikonin vehten si një komb dhe një identiet. Kjo vërtetohet nga ajo që shkrova më lart për përbërjen e Firmëtarëve të Pavarësisë.

Pra dhe shqiptarët e Kosovës e ndjenin se ishin një komb- nj identiet dhe jo dy sikundër shprehet z. Spahiu në librin e tij të paraqitur për promovim në UET.

Së fundmi mendoj se diferencat gjuhësore  dhe përbërja etnike e shqiptarëve të Kosovës nuk përbën problem për të krijuar dyshime për identitetin kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës, madje këtu duhet të përqëndrohet vëmëndja e Ministrive të Arësimit dhe Akademisë të të dy vëndeve, për të minimizuar diferencat që egzistojnë  ndarja shekullore midis trevave shqiptare e kryesisht asaj të Kosovës.

Idetë e grupeve të  disa politikanëve dhe disa përfaqësuesve fetare dhe laikë të Kosovës se Shqipëri-Kosovë janë dy Kombe dhe dy identitete Kombëtare të ndryshme, mendoj se janë pjesë e një konspiracioni të politikanëve fqinjë dhe disa grupeve brënda këtyre dy vëndeve që paguhen nga jashtë për të mbajtur faktorin shqiptar të dobët , të copëtuar dhe në grindje të vazhdueshme duke u bazuar në mos pasjen e një shtylle religjioze të njëjtë e cila së bashku mëkollonën Atdhe do të përbënin një shtet stabël shqiptar ose në variantin më minimal një Konfederatë shqiptaro-kosovare.

Ky binom Fe+ Atdhe i cili në të vërtetë nuk egziston për Shqipërinë , Kosovën dhe trevat e tjera të marra së bashku, ka krijuar një Shqipëri të dobët dhe sot një Kosovë të dobët, por që me tolerancën fetare dhe bashkëegzistencën fetare që egziston në popullatat shqiptare në të gjitha trevat shqiptar të kombinuara me ndihmën e ndërkombëtarëve (sidomos ai i SHBA), do të kemi mundësinë e artë që të integrohemi së bashku në të ardhmen i gjithë faktori shqiptar në Ballkan.

Shpresoj gjithashtu që edhe mediat tona të mos promovojnë ide të tilla anti kombëtare nga përfaqësues jo normalë të inteligjëncës kosovarë, të cilët vazhdojnë me zell të ndezin pasionet e sherrit, të ndarjeve e të dasive, brënda faktorit shqiptar dhe as ti ftojnë.

Ka ardhur koha për një bashkim shpirtëror, kultor, arsimor dhe ekonomiko-politik midis dy shteteve dhe jo të dëgjojmë tingujt dashakeqë të gërrnetave të përçarjes fetare dhe kombëtare, ndoshta të nxitur nga lobet antishqiptare.

OPINIONE