Rrëzohet avioni i ushtrisë së Iranit, raportohen 16 të vdekur

16 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni gjatë uljes në aeroportin e qytetit Kerec në veriperëndim të kryeqytetit Teheran të Iranit.

Ushtria e Iranit bëri të ditur se në avion gjendeshin 16 persona dhe avioni i përkiste ushtrisë iraniane.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, avioni i mallrave, tip Boeing-707, i ngritur nga kryeqyteti Bishkek i Kirgizisë për të shkuar në Kerec, u rrëzua teksa ishte duke u ulur në aeroportin Fetih të këtij qyteti.

Në vendngjarje u dërguan shumë policë dhe ekipe të ndihmës së parë.

Në punimet e kërkim shpëtimit pas aksidentit u gjetën trupat e pajetë të 16 personave.

Për shkak të aksidentit ra zjarr në disa shtëpi që ndodheshin afër vendngjarjes./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne