Rrëzohet kërkesa për lirim, ish drejtori i Burgjeve lihet në qeli

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për lirim nga qelia të ish-drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto. Ky i fundit akuzohet për korrupsion. Ai kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, por Kolegji ka vendosur lënien në fuqi të masës “arrest me burg”.

Ndërkohë, dy ditë më parë, ish-drejtori Zoto kishte kërkuar si dëshmitar ish-vartësin e tij, Iliaz Labi, edhe ky i fundit nën akuzë për korrupsion. Ballafaqimi mes dy ish-zyrtarëve të akuzuar për korrupsion me tenderat e ushqimit në burgje dështoi, pasi mungonte avokati i zv.drejtorit Labi.

Në këtë proces është ftuar për të dëshmuar dhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani dhe biznesmenët e akuzuar për korrupsion së bashku me Zoton e Labit në lidhje me tenderat e ushqimeve për të burgosurit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne