Rrëzohet një avion i “Ethiopian Airlines” me 149 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit

Një avion i Linjave Ajrore të Etiopisë (Ethiopian Airlines) është rrëzuar gjatë fluturimit për në kryeqytetin Najrobi të Kenies.

Zyra e Kryeministrisë së Etiopisë bëri të ditur mëngjesin e së dielës se është rrëzuar një avion i “Ethiopian Airlines”, i cili është ngritur nga kryeqyteti Adis-Abebë i vendit për të shkuar në Najrobi.

I njëjti burim theksoi se në bordin e avionit ndodheshin 149 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne