Rrihet ish-kreu i SHIK në Berat. Çfarë i tregoi ai policisë pas ngjarjes

Ish-kreu i SHIK në Berat, Artan Dauti, u sulmua mbrëmjen e sotme nga dy persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 pranë banesës së tij.

Mësohet se Artan Dauti ishte kthyer në Shqipëri para pak ditësh, pasi jeton jashtë vendit bashkë me familjen e tij.

48-vjeçari, po dilte nga makina që e kishte parkuar poshtë banesës së tij, kur dy persona e kanë qëlluar me mjete të forta.

“Më goditën sapo zbrita nga makina, dyshoj që ishin dy persona”, – ka thënë ai në dëshminë e parë për policinëm nga shtrati i spitalit ku ndodhet pas sulmit fizik.

Dauti ka shërbyer si shef i SHIK-ut në Berat në vitet 1993- 1996, ndërsa prej vitesh jetonte në Itali bashkë me familjen. Prej tre ditësh ai ishte kthyer në vendlindje, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e këtij sulmi. /

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne