Rripi i Gazës – Nga sulmi i ushtrisë izraelite bien dëshmorë 7 palestinezë

Në sulmin që ushtria izraelite ndërmori ndaj Rripit të Gazës kanë rënë dëshmorë 7, ndërsa u plagosën 7 palestinezë.

Në një komunikatë të lëshuar nga ushtria e Izraelit bëhet e ditur se në përleshjet e jetuara është vrarë një ushtar izraelit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, Eshref Al-Kudra bëri të ditur se në sulmin e ndërmarrë në kufi në jug të vendbanimit Han Junus kanë rënë dëshmorë 7 palestinezë dhe u plagosën 7 të tjerë.

Në deklaratën e bërë nga Brigada Izzeddin Al-Kassam, krahut ushtarak të Hamasit, thuhet se një grup i ushtarëve izraelitë hyri 3 km në brendësi të territorit palestinezë në Han Junus me një makinë civile dhe ndërmorën një atentat ndaj Nur Bereke, që është njëri prej komandantëve të Brigadës.

Në mes tjerash thuhet se pasi u diktua që ushtarët izraelitë janë infiltruar në këtë zonë, elementët e Brigadës Kassam u vënë në veprim dhe detyruan ushtarët të tërhiqen.

Ndër të tjera u tha se avionët luftarak izraelit ndërmorën sulme ajrore me qëllim të mundësimit të tërheqjes së ushtarëve, me çrast kanë rënë dëshmorë disa palestinezë.

Ndërkaq në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite thuhet se “Gjatë operacioneve të sigurisë të ndërmarra në Rripin e Gazës nga njësitë speciale të ushtrisë ka ardhur deri tek përleshja e armatosur, ku u vra një ushtar dhe u plagos lehtë një tjetër”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne