Rritet alarmi për të rinjtë që luajnë online

Adhuruesit e video-lojërave janë gjithnjë e më shumë, ata luajnë për një kohë të gjatë duke shkaktuar një alarm social, sipas raportit të ”State of Online Gaming” të kompanisë ”Limelight Networks”.

Alarmi u përket moshave midis 18 dhe 25 vjeç që luajnë lojëra mesatarisht për gjashtë orë dhe 34 minuta, 11% më shumë krahasuar me një vit më parë dhe arrijnë majën prej 15 orësh radhazi në Japoni.

Raporti është realizuar mbi 4 500 konsumatorë në Itali, Francë, Gjermani, Indi, Japoni, Singapor, Korenë e Jugut, Britaninë e Madhe, SHBA, për moshat 18 vjeç e lart.

Në përgjithësi, mesatarja e seancave të lojërave është 4 orë e 36 minuta rresht me një rritje 7% krahasuar me 2019-ën.

Japonia ka kohën mesatare më të gjatë për lojëra, me mbi pesë orë e gjysmë, dhe gati një në 10 lojtarë (9%) deklarojnë se kanë luajtur për më shumë se 15 orë me radhë.

Në nivel global, smartfoni është pajisja kryesore e lojërave për lojtarë në të gjithë botën dhe preferenca për lojëra në këtë pajisje është rritur me 13% në krahasim me 2019.

Disa nga lojtarët kanë deklaruar se kanë ndenjur me orë të tëra pa gjumë, pa ngrënë dhe pa u larë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne