Rritet në 350 numri i izraelitëve që kanë humbur jetën në sulmet nga Rripi i Gazës

Është rritur në 350 numri i izraelitëve që kanë humbur jetën në sulmet e kryera nga Rripi Gazës nën bllokadë.

Sipas lajmit të televizionit “Kanal 12” (Channel 12) me qendër në Izrael, ka arritur në 350 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin “Tufani i Aksa-së” që Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit filluan kundër Izraelit nga Rripi i Gazës nën bllokadë.

Numri i të plagosurve është rritur në 1.864 prej të cilëve 19 në gjendje kritike ndërsa 326 në gjendje të rëndë.

Në mediat izraelite më parë u bë e ditur se në sulme kishin humbur jetën 300 izraelitë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne