Rritet përpunimi i konteinerëve në Portin e Durrësit/ APD: Intensifikim i shkëmbimeve tregtare

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se është rritur ndjeshëm përpunimi i konteinerëve në Portin e Durrësit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, theksohet se, gjatë tremujorit të parë të vitit është regjistruar një rritje prej 36% e volumit të konteinerëve të përpunuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ose 59, 314 TEU.

Sipas të dhënave, muaji mars veçohet për performancën më të lartë, me një rritje prej 51% në përpunimin e konteinerëve në raport me marsin e një viti më parë, duke konfirmuar një trend të qartë zgjerimi të këtij segmenti.

“Transporti i mallrave me konteinerë në Portin e Durrësit ka nisur vitin 2026 me ritme pozitive rritjeje, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm të aktivitetit tregtar dhe logjistik.  Sipas të dhënave Statisikore të Autoriteti Portual Durrës, gjatë tremujorit të parë të vitit është regjistruar një rritje prej 36% e volumit të konteinerëve të përpunuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ose 59, 314 TEU.

Muaji mars veçohet për performancën më të lartë, me një rritje prej 51% në përpunimin e konteinerëve në raport me marsin e një viti më parë, duke konfirmuar një trend të qartë zgjerimi të këtij segmenti. Ecuria pozitive e sektorit të konteinerëve dëshmon për intensifikimin e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e rolit të terminalit të Konteinerëve në zinxhirin logjistik. Ky zhvillim konsolidon më tej pozicionin e Durrësit si një nga nyjet kryesore të përpunimit të mallrave në vend dhe në rajon.”, shkruan Autoriteti.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne