Rritet varësia nga lëndët narkotike në ushtrinë sioniste / Izraeli paralajmëron Amerikën për shkeljen e marrëveshjes së Gazës

Fondacioni izraelit “Al Sam”, i specializuar në trajtimin e të varurve nga lëndët narkotike, zbuloi në një deklaratë se 13 % e atyre që i nënshtrohen trajtimit të varësisë janë rezervistë të ushtrisë sioniste.

Fondacioni izraelit “Al Sam” njoftoi se 18 përqind e ushtarëve që shërbyen në të ashtuquajturin operacion “Shpatat e Hekurta” të regjimit sionist në Gaza vuajnë nga varësia. Fondacioni vijoi duke thënë se shumë rezervistë kanë shprehur pakënaqësi me shërbimin e tyre ushtarak, disa madje kanë humbur vendet e punës, janë detyruar të divorcohen ose janë shtruar në qendra psikiatrike, ndërsa të tjerë janë drejtuar kah marihuana dhe drogat të tjera.

Sipas këtij raporti, lodhja mendore, ankthi dhe frika e përjetuar gjatë luftës në Gaza kanë çuar një numër të madh ushtarësh izraelitë drejt varësisë. Ekspertët besojnë se efektet psikologjike dhe sociale të luftës në Gaza po shfaqen gradualisht dhe se shoqërisë izraelite do t’i duhen vite, dhe ndoshta dekada, për t’u përballur me këto efekte.

 

Vazhdon agresioni i regjimit izraelit kundër jugut të Libanit nën ombrellën e mbështetjes së Amerikës

Gazeta jemenase “Yemanion” shqyrtoi agresionin e vazhdueshëm të regjimit sionist kundër Libanit dhe shkroi se gati një vit pas marrëveshjes së armëpushimit midis Libanit dhe regjimit sionist, agresioni i këtij regjimi kundër jugut të Libanit vazhdon me mbështetjen e Amerikës.

“Yemanion” në raportin e saj, duke vënë në dukje se një qytetar libanez u martirizua në sulmin e fundit nga ushtria sioniste ndaj një automjeti civil në rajonin Sur, shtoi: “Këto agresione të regjimit izraelit po ndodhin ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara po flet për “qetësi të jashtëzakonshme” në kufijtë e Libanit, por realitetet në terren tregojnë të kundërtën”.

Gazeta jemenase shtoi: “Pavarësisht kalimit të gati një viti që nga marrëveshja e armëpushimit, regjimi sionist vazhdon agresionin e tij të përditshëm kundër jugut të Libanit dhe këto sulme po kryhen me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Amerikës”.

 

Një martir në sulmin izraelit ndaj jugut të Libanit

Burime libaneze njoftuan se një person u martirizua dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me dron i kryer nga regjimi sionist ndaj një makine në rrugën Kafra-Seddiqin në jug të Libanit. Sipas burimeve të informuara, në këtë sulm, që u shoqërua me një raketë të qëlluar drejt një makine, shoferi u martirizua dhe dy persona të tjerë u plagosën, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike.

 

Anulohet seanca gjyqësore e Netanyahut për shkak të sëmundjes

Zyra Kryeministrore e regjimit sionist pretendoi se Benjamin Netanyahu, pasi u diagnostikua me bronkit, kishte anuluar programet e tij, përfshirë edhe praninë në seancën e tij gjyqësore. Gjatë gjykimit dhe marrjes në pyetje të kryeministrit të regjimit sionist, ai përmendi “kollën dhe ftohjen” e tij në Gjykatën e Qarkut të Tel Avivit dhe gjyqtarët ranë dakord me kërkesën e tij për të shtyrë seancën dëgjimore. Seanca dëgjimore ishte planifikuar të përfundonte në orën 16:30 të së mërkurës, por Netanyahu kishte kërkuar të dëshmonte vetëm pas një kohe të shkurtër./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne