Shqiperia

Rritja e infektimeve, Rama paralajmëron bizneset dhe partitë politike

Kryeministri Edi Rama tha se, nga diskutimi me ekspertët është vendosur që për shkak të rritjes së frikshme të shifrave të të infektuarve ditët e fundit nuk do të lejohen më grumbullimet er mëdha, qoftë edhe politike si dhe do ketë gjoba dhe heqje lirie për bizneset që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për shkak të pandemisë.

Po ju bëj me dije se, e para s’do lejojmë më në asnjë mënyrë asnjë lloj grumbullimi qoftë edhe politik dhe u them të gjithëve: vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, liria e shprehjes s’ka qene kurrë e diskutuar, por grumbullime më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet sdo lejohen më.

Policia duhet dhe do të bëjë detyrën, pa bërë më asnjë dallim, kudo qoftë e ndaj kujtdo qoftë.

Kush merr pjesë në grumbullime apo në grupime më të mëdha se sa numrat e lejuar nga protokollet e sigurisë do penalizohet individualisht.

Bisneset që s’do të respektojnë protokollet, s’do të tolerohen më. Dua t’iu kujtoj se, përveç gjobave rrezikojnë edhe heqje të lirisë.

Të më ndjeni një mijë herë por kështu jo, nuk vazhdohet më tutje, nëse nuk duam të vrasim me papërgjejgshmërine e indiferencës ndaj rregullave për tja dalë deri në fund kësaj lufte më të moshuarit e më të dobëtit”, tha Rama./tpz

OPINIONE

INTERVISTA