Albin Kurti: Ja çfarë fsheh 27 qershori në Shtëpinë e Bardhë!

Ish-kryeministri dhe kreu i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale shpjegon, sipas tij, se çfarë fshihet realisht pas bisedimeve Kosovë-Serbi në Uashington më datën 27 qershor.

Sipas tij, gjithçka përputhet me instalimin e një qeverie koti në Prishtinë që varet nga serbët, zgjedhjet në 24 qershor në Serbi dhe vizitës së Vuçiç me Putin në Moskë përpara marrëveshjes.

Kurti deklaron se qasja asimetrike me të cilën Kosova po shkon në Shtëpinë e Bardhë, do të sjellë veç marrëveshje të dëmshme.

‘Rifillimi i dialogut po i përshtatet kërkesave të Serbisë, si në kohë ashtu edhe në përmbajtje. Data 27 qershor e takimit është aty sepse vjen pas datës 21 qershor kur mbahen zgjedhjet në Serbi dhe datës 24 qershor kur Vuçiq shkon në Moskë për t’u takuar me Putinin.

Në anën tjetër, që Serbia të jetë e kënaqur, u sajua një qeveri koti në Kosovë e cila varet nga secili deputet i Listës Serbe, që hoqi reciprocitetin me Serbinë dhe ju zotua emisarit Grenell që nuk do të kërkojë anëtarësim për Kosovën në organizatat ndërkombëtare. (Kjo e fundit është heqje dorë nga neni 17, paragrafi 1, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.)

Në fakt, më parë se dialog si proces, kjo duket si takim njëditor ku servohen marrëveshjet.

Qasja e këtillë asimetrike që ka për pikënisje pabarazinë e normuar midis Kosovës e Serbisë, sjell veçse marrëveshje të dëmshme, rrjedhimisht të papranueshme e të pazbatueshme. Andaj kjo gjen mbështetje vetëm te politikanë e zyrtarë që nuk përfaqësojnë popullin, sikurse Thaçi e Hoti’. shkruan Kurti./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne