E rëndë në Malishevë, dy fëmijë bien në pus, njëri nxirret i vdēkur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malishevë, ku dy fëmijë kanë rënë në një pus. Mësohet se aktualisht ekipet e kërkim-shpëtimit, pasi nxorën të vdēkur një prej fëmijëve, janë duke kërkuar edhe për tjetrin.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia me njësitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdēkjen e një fëmije rreth 10/12 vjeç, i nxjerrë nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmije tjetër, i cili dyshohet të ketë rënë në një pus me ujë”,- tha Hoxha./EvropaeLirë

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne