Rritja e rasteve me koronavirus, Rama paralajmëron karantinën: Do të respektojmë rregullat, apo do ta bëjmë si lopa që…

Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër pas rritjes së rasteve të të infektuarve me koronavirus në tri ditët e fundit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për mospërhapjen e COVID-19.

Kreu i Qeverisë u shpreh se, nëse kjo situatë vazhdon kështu do të jemi të detyruar të mbyllemi sërish në karantinë, deri në daljen e vaksinës.

“Trendi në rritje po vazhdoi këtu jo vetëm do na sjellë dëme, por do të na detyrojë të kthehemi mbrapsht, në karantinë deri në daljen e vaksinës. Do të bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat, apo do ta bëjmë si lopa që i bie me shqelm kovës së qumështit kur e mbush?

Jam shumë i shqetësuar se, nuk kam ndërmend të bëjë sehir kur dikush e ka harruar fare që armiku i padukshëm është në lëvizje. Në tri ditë kemi më shumë shtrime se sa në kulmin e pandemisë”, tha Rama./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne