Zyrtari i afërt i Haftarit kërkon mbështetje nga Izraeli

Zv/kryeministri i të ashtuquajturës qeveri të Libisë e afërt me gjeneralin renegat Khalifa Haftar ka kërkuar mbështetje nga Izraeli në një prononcim për mediat izraelite.

“Ne asnjëherë nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi armiq me Tel Avivin dhe shpresojmë se do të na ndihmoni”, tha Abdul Salam al-Badri, duke iu adresuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu përmes të përditshmes izraelite Makor Rishon.

Al-Badri gjithashtu i bëri thirrje Izraelit që t’i bashkangjitet iniciativës së re politike me Greqinë, Qipron, Egjiptin dhe Libanin për të arritur marrëveshje të përbashkët detare.

Ai tha se iniciativa ka për qëllim të konfrontojë marrëveshjen detare të nënshkruar mes Turqisë dhe Qeverisë së Libisë të njohur ndërkombëtarisht.

Përderisa shprehu mbështetje për zgjidhjen me dy shtete midis palestinezëve dhe izraelitëve, al-Badri shtoi se “ne kërkojmë një hartë të re që merr parasysh interesat e vendeve tona së bashku me vendet e tjera të rajonit”.

Libia nuk ka marrëdhënie zyrtare me Izraelin dhe ekziston edhe një antipati zyrtare dhe publike për normalizimin e marrëdhënieve me Tel Aviv.

Që nga prilli i vitit 2019, qeveria e Libisë e njohur ndërkombëtarisht është sulmuar nga forcat e Haftarit, me qendër në lindje të Libisë, ndërsa më shumë se 1.000 persona janë vrarë gjatë dhunës.

Ushtria libiane përmes operacionit “Vullkani i tërbimit” ditët e fundit ka bërë përparime të konsiderueshme ushtarake kundër milicive të Haftarit, duke marrë qytetin Wadi Wishka dhe dy zona të tjera në jug të qytetit Sirte.

Më herët, ushtria libiane ligjashtu mori nën kontroll disa lokacione strategjike, duke përfshirë bazën ajrore Al-Watiya dhe qytetin Tarhuna, që u panë si goditje të fuqishme kundër forcave të Haftarit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne