Rritja e të djathtës në parlamentin evropian mund të rrezikojë projektin evropian

Forcimi i kohëve të fundit i pozicioneve të partive të krahut të djathtë në parlamentin evropian vë në rrezik projektin e integrimit evropian, thonë ekspertët.

PARIS – Pas zgjedhjeve të shtatorit, partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) hyri në parlamentin 709-vendësh për herë të parë në historinë e saj me 94 vende, duke u bërë partia e tretë më e madhe që do të përfaqësohej në legjislaturë. Ndërkohë, Partia e Lirisë (FPO) e ekstremit të djathte në Austri fitoi 26.04 përqind të votave në zgjedhjet legjislative të së dielës, duke ardhur në vendin e tretë dhe me mundësinë e bashkimit në koalicion me Partinë Popullore Austriake (OVP), e cila fitoi zgjedhjet me 31.5 për qind.

Integrimi evropian në rrezik

Christian Lequesne, një profesor në qendrën e studimeve ndërkombëtare në Universitetin French Science Po, tha se prania në rritje të partive të krahut të djathtë në parlamentin evropian vë në rrezik konceptin e integrimit evropian.

“Partitë e ekstremit të djathtë janë diçka më shumë se ato euroskeptike, ato janë eurofobike. Në përgjithësi, ato e mbështesin fushatën e tyre mbi idenë se të gjitha problemet sociale mund të zgjidhen vetëm në kuadër të një shteti … Ato nuk i besojnë asnjë organizate politike përveç atyre që drejtohen nga qeveria. Pra, me të vërtetë ato janë anti-evropianë,” tha Lequesne.

Eksperti vuri në dukje se pavarësisht pranisë në rritje të partive të krahut të djathtë në jetën politike të BE-së, forcat e tilla politike nuk arritën të marrin mbështetje të mjaftueshme për të fituar pushtetin. Në Francë, liderja Le Pan e partisë Fronti Kombëtar dështoi të fitonte balotazhin presidencial, ndërsa në Holandë, Partia e Lirisë nuk arriti të formonte koalicion.

Jean Chiche, një studiues në qendrën për studime politike në Universitetin French Science Po, gjithashtu ra dakord se mbështetja e rritur kohët e fundit për lëvizjet e krahut të djathtë rrezikon projektin evropian. Eksperti i referohet idesë e të ashtuquajturës Europë me shumë shpejtësi, ose Evropa e gjeometrisë së ndryshueshme, e cila përshkruan integrimin ndërmjet vendeve në nivele të ndryshme dhe ritmin në varësi të situatës politike në secilin vend.

“Ajo do të riformësojë kufijtë e Evropës Lindore … Evropa do të bëhet gjëja që ka qenë më parë. Është “Evropa e multi shpejtësisë” për të cilën po flasim. Do të kthehemi në projektin fillestar të Bashkimit Evropian. Nëse nuk është më e mundur të kemi një Evropë prej 27 vendesh, ne do të kemi ‘Evropë me gjeometri të ndryshueshme”, sugjeroi eksperti.

Chiche vuri në dukje disa shtete të Evropës Lindore, si Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, me forcat reaksionare të ekstremit të djathtë në pushtet, të cilat kanë përfituar nga anëtarësimi i Bashkimit Evropian gjatë viteve të fundit për shkak të tregut të hapur dhe subvencioneve. Megjithatë, këto vende refuzojnë të ndajnë parimet e demokracisë të BE-së dhe në veçanti ato nuk pranojnë emigrantët që vijnë në Evropë, shtoi Chiche.

“Përfitojnë nga Evropa, vendosin qeveri ekstremiste në pushtet për të luftuar migracionin dhe denoncojnë parimet e demokracisë klasike. Kjo krijon kufij të rinj, që e ndajnë Evropën,” sugjeroi eksperti.

Sa i përket Evropës qendrore, lëvizjet populiste nuk mund të konsiderohen ekstreme të djathta në kuptimin klasik të termit, tha Chiche.

“Këto lëvizje janë humbësit e globalizimit, përfaqësuesit e klasave popullore të cilët nuk përfitojnë një rrogë të mirë, të cilët janë të papunë, që kanë vështirësi të vërteta në jetë dhe të cilët nuk kanë ndonjë arsye për të marrë pjesë në demokracinë e shtetit të tyre apo të votojnë për partitë që i lënë pas dore. Kështu që ne nuk mund të shohim asgjë përveç se lëvizje të forta protestuese. Ky rebelim i fortë social çon në lëvizjet populiste, si në Itali dhe në Francë”, shpjegoi Chiche.

Mbështetje për idetë e djathta në Austri

Fakti që Partia Popullore Austriake e udhëhequr nga ministri i jashtëm 31-vjeçar Sebastian Kurz, fitoi zgjedhjet, sinjalizon nevojën për të rinovuar elitat politike, vuri në dukje Lequesne.

“Kurz ndërtoi fushatën e tij mbi ide shumë të afërta me ato të ekstremit të djathtë, në veçanti braktisjen e mbrojtjes së emigrantëve për faktin se ka pasur shumë refugjatë të ardhur në Austri që nga viti 2015,” tha Lequesne.

Në Austri, e cila ka një situatë të mirë ekonomike, popullariteti i ideve të krahut të djathtë nuk bazohet në interesat ekonomike, por në çështjet e identitetit, theksoi eksperti.

“Ky është një mësim që mund të nxjerrim nga një rezultat i mirë, që forcat e ekstremit të djathtë treguan në zgjedhje, që do të thotë se ata nuk i rekrutojnë përkrahësit e tyre vetëm duke u bazuar në idenë e një krize ekonomike. Ata i rekrutojnë për shkak të çështjeve të identitetit, “sugjeroi Lequesne.

Është ende e vështirë të thuhet, nëse OVP do të formojë një koalicion me FPO, vuri në dukje eksperti. Nëse kjo parti e krahut të djathtë ka sukses, ajo do kërkojë që të emërojë përfaqësuesit e saj si ministra, duke përfshirë postin e ministrit të brendshëm, pasi kjo fushë mbulon interesat e partisë lidhur me kontrollin e migracionit, vuri në dukje Lequesne./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne