Rritje rrogash me pikatore

Kryeministri zbardhi sot detaje nga buxheti 2019. Ajo që nuk dihej ishte masa e rritjes së rrogave për një kategori buxhetorësh, pasi propozimet për paketën e re fiskale janë bërë publike nga ministri i Financave.

Me haberin se ka vënë njërën dorë në zemër dhe tjetrën në buxhetin e qeverisë për të rritur rrogat e arsimtarëve, infermierëve dhe ushtarakëve, kryeministri dha shifra që po të llogariten edhe me indeksimin e normës së inflacionit, nuk janë më shumë se lëmosha e radhës për buxhetorët, per të mos folur per pensionistët qe nuk janë fare ne llogari. Ata do “lëpihen” me shpërblimin e fundvitit.

Për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët. Në shëndetësi do të kemi rritjen më të lartë, 10%, në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje edhe për ushtarakët.

Rritja e fundit e ndjeshme e rrogave dhe pensioneve është bërë në mandatin e parë të qeverisë Berisha pas vitit 2005 ku pothuaj u dyfishuan rrogat dhe pensionet. Kujtojmë që qeveria më në fund u bind për marrëzinë e eksperimentit të taksimit të pagave të larta, me normën 23%. I qëndroi me kokëfortësi argumentit për 4 vite, ndërsa tani bën prapa kthehu, duke rritur pragun e taksimit nga 130 mijë lekë në 150 ose 180 mijë lekë.

Ndërhyrjet që janë bërë në paketën fiskale i kanë shërbyer në një pikë edhe Erion Veliajt, i cili ka lajmëruar futjen e autobusëve elektrikë. Për këto mjete qeveria ka vendosur të heqë tvsh-në. Në planin e investimeve kryeministri tha se shpenzimet për verpra në infrastrukturë janë gjysmë miliard, duke përfshirë rrugët kombëtare, ujësjellësat dhe rehabilitimin e rrjetit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne