Bota

“Rrjedha veriore 2” është projekt ekonomik

Në qeverinë e re gjermane më nuk do të jetë ministri më i popullarizuar i kabinetit të kaluar, Sigmar Gabrijeli, i cili ka udhëhequr resorin e punëve të jashtme. Në vendin e tij tani vjen Heiko Maas, ish ministri i drejtësisë të cilin sipas stilit e shohin më afër Steinmajerit, i cili ishte i njohur si diplomat të cilin e ka karakterizuar këmbëngulja, tërheqja e penjve nga prapa dhe energjia punuese e pashtershme.

Brukseli dhe disa shtete evropiane shpresonin se me shkuarjen e Gabrielit do të ndryshojë qëndrimi i Berlinit lidhur me ndërtimin e gazsjellësit”Rrjedha veriore 2”. Megjithatë, ministri i ri i punëve të jashtme Heiko Maas ka thënë se Gjermania projektin e përbashkët me Rusinë rreth ndërtimit të gazsjellësit”Rrjedha veriore 2”, e konsideron si projekt komercial e jo politik.

“Rrjedha veriore 2” është projekt i kompanisë e cila udhëhiqet në kuadër të biznesit privat. Ky është projekt komercial e jo politik, ka thënë Heiko Maasi. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit se Gjermania a do të braktis projektin e ndërtimit të”Rrjedhës veriore 2” për shkak të skandalit rreth rastit Skripal, kreu i ri i diplomacisë gjermane ka thënë se këto janë dy gjëra të ndryshme.

“Më herët kancelarja gjermane Angela Merkel ka qëndruar prapa projektit “Rrjedha veriore 2” në bisedë me kryeministrin polak Mateus Moravetski, i cili ka thënë se Rusia duke ju falënderuar gazsjellësit të ri do të ndërpresë transitin nëpërmjet Ukrainës, për shkak të cilës më lehtë do të kryejë agresionin mbi të.

Përkundër të gjitha përpjekjeve, qëndrimi i Gjermanisë lidhur me “Rrjedhën veriore 2” në tërësi përputhet me të Rusisë. Vladimir Putini poashtu ka thënë se në këtë projekt nuk ka çështje politike dhe sipas tij ka karakter kryesisht ekonomik dhe është hap komercial.

Njëkohësisht, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndrim të kundërt. Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-ve për Ukrainë, Kurt Volker e ka quajtur ”Rrjedhën veriore 2” tërësisht projekt politik. Presidenti i Ukrainës Poroshenko ka deklaruar se gazsjellësi rus është kryesisht projekt politik i cili nuk ka kurrfarë rëndësie ekonomike.

“Rrjedha veriore 2” është projekt i zgjerimit të gazsjellësit kryesor aktual ”Rrjedha veriore” i cili lidh Rusinë me Gjermaninë nëpërmjet detit Baltik, duke anashkaluar Ukrainën, Bjellorusin, Poloninë dhe shtetet tjera.

Burimi : Logično/ ML

OPINIONE