Bota

Ushtria siriane: Është shpëtuar 70 për qind e Gutas Lindore

Qendra e komandës së ushtrisë siriane njoftoi se forcat qeveritare shpëtuan 70 për qind të territorit të rajonit të Gutas Lindore nga mbështetësit e terrorit.

Qendra e komandës së ushtrisë siriane e bëri një deklaratë lidhur me këtë çështje.

Në deklaratë u tha: “Ne shpëtuam dhjetëra vendbanime dhe fshatra në Lindjen e Gutas në saje të gjakut të derdhur të heronjve tanë që u bënë dëshmor dhe koordinimit të bërë me forcat aleate. Arritëm të shpëtonim një total prej 70 për qind të territoreve të pushtuara nga grupet terroriste.”

Mijëra civilë të kapur nga xhihadistët në Lindje të Gutas, në skajet e Damaskut, mund të evakuoheshin si rezultat i përpjekjeve të Rusisë. Civilët nga korridori i sigurt u shpërngulën në Adra, në pjesën verilindore të Damaskut. Megjithatë, kishte vështirësi në strehim; shkolla ku ata u vendosën ishte shumë e mbushur me njerëz.

Guta Lindore në skajet e kryeqytetit të Sirisë, Damaskut, kontrollohet që nga viti 2012 nga grupet e armatosura xhihadiste të mbështetura nga forcat rajonale si Arabia Saudite dhe Katari. Vlerësohej se në rajon ishin 10 deri 12 mijë militantë.

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE