“Rruga e Arbrit” do të përfundojë para vitit 2021

“Rruga e Arbrit” do të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës dhe do të bëhet një nga arteriet kryesore të vendit.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë në Televizionin “Vizion Plus”.

Ai ka theksuar se ndërtimi i kësaj rruge nga buxheti i shtetit do të merrte një kohë relativisht të gjatë, deri në 13 vjet.

“’Rruga e Arbrit’ ka 100 vjet që ëndërrohet, ka 25 vite që premtohet dhe nuk bëhet.

Me paratë e buxhetit për të bërë ‘Rrugën e Arbrit’ ne do të na duheshin jo 5 vite, por 13 vite.

Atëherë çfarë bëjmë ne? I themi, kush vjen ta bëjë ‘Rrugën e Arbrit’ për 3 vite dhe mbas tre viteve ‘Rruga e Arbrit’ është rruga e qytetarëve, pasi aty do kalojnë njerëzit dhe nuk do ta mbajë privati.

Ne do ta shlyejmë ndër vite. Ky është Partneritet Publiko-Privat.

Unë nuk i kam lekët, ti i ke lekët, hajde t’i investosh duke bërë një marrëveshje. Këto projekte do t’i kushtojnë buxhetit më pak, se sa projektet me tendera.

E dini ju se sa shkon ‘Rruga e Kombit’ nga fillimi në fund? Këto që po bejme jane projekte qe perfshijne rreshqitjet, mirembajtjen dhe bllokimin e kane privatet”, ka thene Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne