Shqiperia

Ruçi: AMA s’plotëson as gjysmën e rekomandimeve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka kritikuar këtë të premte drejtuesit e institucioneve të pavarura. Ai paralajmëroi se nëse institucionet nuk plotësojnë rekomandimet që bëhen nga Kuvendi do të kërkojë shkarkimin e drejtuesve. Gjatë mbledhjes, kryetari i Kuvendit u përplas me kryetarin e AMA-s, pasi ky institucion nuk ka plotësuar as gjysmën e rekomandimeve.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive ka realizuar plotësisht pesë dhe ka realizuar pjesërisht gjashtë”, tha Ruçi.

Gentian Sala, kryetar i AMA-s u shpreh: “Edhe në takimin e parë dhe të dytë, pata rezerva në mënyrën si do bëhet monitorimi pasi s’e vë në dyshim që Kuvendi është institucioni më i lartë i vullnetit të popullit, por mënyra si lihen detyrat, nuk është se jemi pyetur”.

Gramoz Ruçi: “Pasi vini në komisione dhe jepni mendime për atë projekt-rezolutë aty pyetni, dhe sot po më thoni se nuk jemi pyetur, atëherë keni qenë apo s’keni qenë në komision? E para, dhe e dyta, veç komisionit, keni raportuar edhe në seancë, dhe dokumentin që miratoi seanca është pikërisht rezoluta, dhe unë s’kam dëgjuar asnjë nga juve, të ketë vërejtje që me këtë pikë të rezolutës unë s’jam dakord. Dhe sot vini këtu dhe më thoni që nuk është e qartë. Pse vini këtu dhe thoni që institucioni ynë nga institucioni juaj. Zotërinj, s’kemi kuptuar se ç’republikë jemi, dhe atë pavarësi, asgjëkundi në asnjë vend të botës, as Parlamenti s’është institucion i pavarur”.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe ambasadori i OSBE-së dhe Bashkimit Evropian, Luixhi Soreca. Ky i fundit theksoi rëndësinë që kanë institucionet e pavarura, por ai kërkoi më shumë rezultate nga to”

“Është urgjente që të arrijmë rezultate të prekshme. Kërkohet një angazhim i fortë. Për BE-në, roli në ruajtjen e balancave dhe administrata publike janë shumë të rëndësishme. Ka progres, por ka ende shumë sfida.

Shqipëria duhet të furnizojë kapacitetin e institucioneve të pavarura. Parlamenti dhe qeveria të sigurojnë dhe të marrin masat për punën e rekomandimeve nga institucionet e pavarura. Presim rezultate dhe të ruani këtë qasje, të siguroni monitorimin transparent dhe të jeni më ambicioz”

Ndërkohë debati i ditëve të fundit mes drejtuesit të Instituti të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa dhe deputetit Spartak Braho përplasi Tufën me kryetarin e Kuvendit dhe kreun e grupit të PS-së

Agron Tufa, drejtor i ISKK : “Instituti ynë ka qenë në një presion nga shantazhet e një deputeti të mazhorancës. Unë desha z.kryetar, që këtij deputeti, bëhet fjalë për z.Braho, t’i tërhiqet vërejtje”

Gramoz Ruçi: “Unë s’jam për të thirrur as për të dhënë vërejtje se çfarë shprehin deputetët, mendime personale, prandaj mos e prisni këtë”.

Agron Tufa: “As në Kuvend z.kryetar, nuk e kam fjalën për në shtyp, në shtyp i zgjidh përkryer gjërat e mia, por në Kuvend, në sallën e Kuvendit”

Gramoz Ruçi: “Në Kuvend, s’ka ndodhur një gjë e tillë që të ndalohet..

Taulant Balla: “Fyerje me drejtorin e gjykatës, për shantazh prokurorisë, dhe patjetër që këto institucione kanë gjithë të drejtën e tyre pastaj, të paktën unë jam dëshmitar i një fyerjeje, të cilën e kam fituar në gjykatë, kështu që..

Pas kalimit të këtij momenti, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i bëri thirrje 21 drejtuesve të institucioneve të pavarura që të jenë në nivelin e duhur të detyrës pasi edhe ata kanë përgjegjësi për integrimin e Shqipërisë.

 

 

OPINIONE