Ruhani: SHBA nuk mund të kalojnë në një urë që vetë e dogji

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani deklaroi se SHBA do të dështojë edhe një herë në përpjekjen e saj të re për të zbatuar të ashtuquajturin “mekanizmi këmbëza” të  parashikuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe të vendosë përsëri të gjitha sanksionet e OKB kundër Teheranit.

“Amerika nuk është më anëtare e marrëveshjes bërthamore që të mund të përdorë këtë mekanizëm, dhe të gjitha palët në marrëveshje tashmë i kanë dënuar përpjekjet e SHBA,” tha ai në një mbledhje të kabinetit në Teheran të Mërkurën, duke iu referuar marrëveshjes bërthamore. Ruhani i kujtoi Uashingtonit se mekanizmi i kthimit të shpejtë të sanksioneve ose siç njihet ndryshe “mekanizmi këmbëza”,  thotë se “vetëm palët në marrëveshjen bërthamore ose njëra prej tyre” mund ta përdorin atë. “Bota e di se çfarë do të ndodhë nëse Shtetet e Bashkuara e marrin këtë rrugë të mbaruar. Amerikanët vetë e kanë djegur urën dhe imagjinojnë se ka ende një urë për të kaluar”, tha Presidenti i Iranit. Shefi i ekzekutivit iranian gjithashtu shprehu vendosmërinë e qeverisë për të qëndruar në këmbë, me të gjitha fuqitë, kundër SHBA-së dhe vendeve që përpiqen të shtypin kombin iranian. “Nëse dikush në Iran mendon se kjo qeveri tiranike në Shtëpinë e Bardhë dhe sanksionet shtypëse janë të përhershme, ata gabohen, sepse as tiranët e Shtëpisë së Bardhë dhe as sanksionet nuk do të qëndrojnë përgjithmonë,” tha ai. “Sanksionet do të thyhen dhe do të zhduken. Përmes rezistencës, ne i kemi bërë ata të kuptojnë se kanë bërë një gabim dhe Shtëpia e Bardhë e ka kuptuar plotësisht që ata kanë bërë një gabim, por ata janë të pafuqishëm në rrugën që kanë marrë dhe është bërë e vështirë për ta të gjejnë një rrugëdalje. Humbjet poshtëruese të Shteteve të Bashkuara kanë ardhur falë vigjilencës së sistemit islamik dhe të qeverisë iraniane,” shtoi Presidenti Ruhani./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne