Bota

Turqia shpreh shqetësim dhe keqardhje të thellë për puçin në Mali

Turqia ka bërë të ditur se e ka pritur me një “shqetësim dhe keqardhje të thellë” detyrimin e Presidentit Ibrahim Boubacar Keita të japë dorëheqjen duke shpërndarë parlamentin dhe qeverinë si pasojë e një grushtshteti të bërë të martën në Mali nga një grup brenda forcave të Armatosura.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme vihet theksi në pritjen e fuqishme për rivendosjen sa më shpejtë të paqes së brendshme, besimit dhe stabilitetit në Malin mik dhe vëlla, lirimin e menjëhershëm të Presidentit Keita dhe zyrtarëve të tjerë të burgosur dhe për rikthimin e rendit kushtetues në vend sa më shpejt që të jetë e mundur.

Turqia mbështet përpjekjet e Kombeve të Bashkuara (OKB), Unionit Afrikan dhe Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), thuhet më tej në deklaratë dhe bëhet ky vlerësim: “Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Malit mik dhe vëlla në këtë periudhë të vështirë që po kalon”.

Në bazën ushtarake në Kati, afër kryeqytetit Bamako, të martën në mëngjes pati lëvizje dhe automjetet ushtarake përparuan deri në kryeqytet.

Siç u tha, në këtë tentativë ushtria ishte e ndarë në 2 grupe, dhe përveç ushtarakëve kryengritës kishte edhe nga ata që vepruan sipas urdhrave të presidentit Keita.

Ishte raportuar për arrestimin e Kryetarit të Parlamentit Moussa Timbine, ministrit të Ekonomisë dhe Financave Abdoulaye Daffe dhe ministrit të Jashtëm Tieble Drame.

Keita, i cili u arrestua pasdreke nga një grup ushtarësh dhe u dërgua në bazën në Kati, njoftoi në një fjalim të shkurtër në televizionin shtetëror se ai kishte dhënë dorëheqjen dhe kishte shpërndarë parlamentin dhe qeverinë.

Grupet e opozitës kishin organizuar shumë protesta që nga maji me kërkesë dorëheqjen e presidentit Keita.

ECOWAS i ofroi Keita-s të ulej në tryezën e dialogut me opozitën, por opozitarët e refuzuan këtë propozim.

Platforma “M5 RFP”, e cila ishte formuar nga partitë politike të opozitës dhe shumë organizata joqeveritare, kishte njoftuar se do t’i vazhdonin tubimet dhe aktivitetet deri në dorëheqjen e Keita./trt

OPINIONE

INTERVISTA