Ruhani: Statistikat dhe raportet e përballjes me virusin Korona në Iran, janë optimiste

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke vlerësuar vëmendjen dhe respektimin e udhëzimeve dhe këshillave të shtabit kombëtar për administrimin e krizës së epidemisë Korona nga ana e qytetarëve, deklaroi se statistikat dhe raportet e përballjes me virusin Korona në të gjithë Iranin janë optimist.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë në mbledhjen e shtabit kombëtar për t’u përballur me epideminë Korona që u zhvillua me pjesëmarrjen e autoriteteve të larta ekzekutive, gjyqësore dhe shefit të shtabit të forcave të armatosura të Iranit, deklaroi: “Populli i Iranit pavarësisht vështirësive dhe problemeve të krijuara si pasojë e sanksioneve të padrejta, me unitet, solidaritet dhe vëllazëri po bashkëpunon me organet ekzekutive”.

Hasan Ruhani duke vë në dukje nevojën për përshpejtimin e procesit për shqyrtimin e gjendjes së shtetasve të huaj që janë infektuar me virusin Korona, deklaroi: “Në rast të infektimit të shtetasve të huaj të cilët kanë ardhur nga Irani për turizëm apo arsye të tjera nga shtete si India, Pakistani e Afganistani, ata duhet të kurohen dhe pastaj të kthehen në vendet e tyre”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne