Rusi: Dërgesa e dytë me karburant bërthamor për Iranin është gati

Ministria e jashtme e Rusisë në një deklaratë të saj njoftoi se dërgesa e dytë me karburant bërthamor është gati për tu dërguar në Iran dhe shtoi se Moska është e angazhuar të zbatojë marrëveshjen bërthamore në përputhje me zotimet e saj ndërkombëtare.

Në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme e Rusisë thuhet se “ plani i Rusisë dhe Iranit për ndryshime në komplekset e centrifugave në ish qendrën e pasurimit të uraniumit Fordo për prodhimin e izotopeve të qëndrueshme është zbatuar me sukses dhe shtoi se këto izotope do të përdore për qëllime industriale dhe mjekësore. Ministria e jashtme e Rusisë përmendi depozitimin e karburantit bërthamor të pasuruar në gradën 20% në këtë vend dhe shtoi se kthimi i karburantit bërthamor në sasinë 5 kg sipas kërkesës së palës iraniane do të bëhet pas konfirmimit të ANEA për zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Kjo ministri vuri në dukje se dërgesa e parë është dërguar në Iran në fillim të vitit 2017 dhe tani është bërë gati edhe dërgesa e dytë. Ministria e jashtme e Rusisë njoftoi se i gjithë bashkëpunimi me Iranin është në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe rezolutës 2231 të KS të OKB dhe nën kontrollin e plotë të ANEA. Pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, bashkëpunimi ndërkombëtar bërthamor i Iranit u zgjerua dhe në këtë proces Rusia ka rol përcaktues dhe strategjik. Ndërtimi i dy centraleve të reja bërthamore në Bushehr dhe prodhimi i izotopeve të qëndrueshme, janë pjesë e bashkëpunimeve të Iranit dhe Rusisë në industrinë bërthamore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne