Spahiu-Jasharit: Ti duhet të sulmosh ata që falsifikuan datën e lindjes së Adem Jasharit

Analisti i njohur, Nexhmedin Spahiu ngjalli diskutime në opinion sa i përket ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

I menjëhershëm ishte reagimi i Bekim Jasharit, nipit të Ademit, transmeton Indeksonline.

Sipas Spahiut, librat amzë shkruajnë se kryeheroi i Kosovës ka lindur më 10 tetor të vitit 1955.

Spahiu konsideron se data e lindjes nuk i shton vlerë askujt.

Ai i ka bërë thirrje Jasharit të sulmojë ata që falsifikuan këtë dokument.

“ I dashur Bekim, ky është një dokument i pasluftës ku çdo njeri në Kosovë, përfshi edhe mua kanë menduar se kryeheroi i Kosovës ka lindur më 28.11.1955. Edhe ofiqari kur e ka lëshuar këtë dokument as që ka kqyrë në librat amzë se ka thanë e di unë përmendsh edhe e ka shkru ashtu. Por librat amzë po shkruajnë se kryeheroi inKosovës ka lindur me 10.10.1955. Ky reagim i yti po bjen sikur ti po e mbronë axhin tënd nga unë, por atë e mbronë vepra e tij heroike dhe ti duhesh ti sulmosh ata që.falsifikojnë kot më kot se data lindjes nuk i shton vlerë asnjë njeriu.

Dhe së fundit. Unë asnjëherë nuk kam thënë që jam gazetar e as që pretendoj të jem gazetar. Me pa dashtë me u ba nashta edhe isha ba, po ti mos bjerë viktimë e atyre që duke dashurtë më ofendojnë më quajnë.gazetar.”, thotë Spahiu në reagimin e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne