Zgjatni jetën tuaj me një lugë vaj ulliri në ditë

Konsumimi i një luge vaj ulliri në ditë ju ndihmon që të jetoni më gjatë. Sipas ekspertëve, vaji i ullirit, një element kyç i dietës mesdhetare për një shëndet të mirë, prej shumë kohësh rekomandohet si shumë i dobishëm për shëndetin.

Mjekja Sarah Brewer dhe dietologia Juliette Kellow gjithashtu thonë se vaji i ullirit ju shton disa vite në jetën tuaj, raporton “Daily Mail”.

Ato thonë se përbërësi i zakonshëm i gatimit përmban antioksidantë të cilët mund të ndihmojnë për të parandaluar ose ngadalësuar zhvillimin e kancerit, si edhe për të zvogëluar rrezikun e sulmeve kardiovaskulare apo goditjeve në zemër, disa prej vrasësve më të zakonshëm në botë.

Gjithashtu vaji i ullirit mund të të zvogëlojë efektet dëmtuese të kolesterolit, presionit të gjakut dhe sëmundjeve që lidhen me moshën, si edhe të përmirësojë funksionin njohës, thonë ekspertët.

Pretendimet e tyre i shtohen viteve të provave shkencore që sugjerojnë se vaji i ullirit mund të ndihmojë që njerëzit t’u shmangen sëmundjeve vdekjeprurëse.

Vaji i ullirit ka shumë kalori, kështu që duhet të përdoret me kufizim. Mjekët sugjerojnë një lugë gjelle në ditë. Gjithashtu përmban shumë vitaminë E që mban lëkurën dhe sytë të shëndetshëm, si edhe forcon sistemin imunitar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne