Rusi, filloi kursi i mësimit të Kur’anit

Në Rusi ka filluar një kamp fetar dhe rekreativ për djemtë muslimanë rusë, ku përfshihen edhe kurse mësimore të Kur’anit.

I njohur si Kampi Dimëror Kawsar, programet e tij sponsorizohen nga Qendra Islame e Moskës.

Ata filluan ditën e parë të vitit të ri.

Djemtë që ndjekin kampin angazhohen në aktivitete sportive dhe ngjarje të ndryshme kulturore.

Ata gjithashtu mësojnë leximin dhe këndimin e Kuranit, mësimet fetare, hadithet dhe etikën, ndër të tjera.

Sot ka rreth 25 milionë muslimanë në Rusi, një rritje prej 40 përqind që nga viti 1989.

Deri në vitin 2020, me normën e vazhdueshme të rritjes, muslimanët do të përbëjnë një të pestën e të gjithë popullsisë.

Burimi : IQNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne