Rusia: Akuzat kundër Iranit nuk çojnë askund

“Pretendimi i Presidentit amerikan Donald Trump se Irani mbështet terrorizmin nuk do të çojë askund” deklaroi zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova, duke përmendur bashkëpunimin e frytshëm anti-terrorist të Moskës me Teheranin.

Trump e bëri këtë akuzë gjatë vizitës së tij të fundit në Arabinë Saudite, ku ai akuzoi Iranin për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe mbështetjen e asaj që ai e quajti grupe terroriste si lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah, e cila po lufton terroristët takfiristë të mbështetur nga Arabia Saudite në Siri. “Ky pretendim kundër Iranit nuk ndihmon në stabilizimin e situatës,” u tha Zakharova gazetarëve të mërkurën. “Shtetet e Bashkuara akuzojnë Iranin për mbështetjen e terrorizmit, ndërsa Moska ka bashkëpunuar ngushtë me Teheranin në luftën kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme”. Diplomatja ruse tha se ndryshe nga SHBA, Irani ishte angazhuar në mënyrë aktive në bisedimet e paqes në Astana për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin në vazhdim në Siri. E nisur nga Irani, Rusia dhe Turqia në kryeqytetin e Kazakistanit, iniciativa ka prodhuar një marrëveshje mbi zonat e reduktimit të tensionit në Siri, duke reduktuar ndjeshëm luftimet në të gjithë vendin. “Ne kemi zhvilluar konsultime aktive me Iranin në kuadër të procesit në Astana”, tha Zakharova, përpara se të kritikonte refuzimin e Uashingtonit për të shqyrtuar seriozisht negociatat. “Duke u përqendruar në akuzat e pabaza, në vend që të bëjmë punë praktike, nuk do të shkojmë askund”-tha Zakharova./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne