Rusia: Amerika të largojë bombat atomike nga Evropa

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka bërë thirrje Uashingtonit për të hequr armët bërthamore të vendosura në Evropë.

Diplomati i lartë rus tha se bombat atomike të SHBA-ve të vendosura në Evropë duhej të ktheheshin përsëri në territorin e SHBA. Lavrov e bëri këtë deklaratë në një fjalim të premten në Moskë në një konferencë ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve atomike. “Pozicioni i Rusisë është i qartë. Nuk kemi ndërmend të hyjmë në Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore. Shkatërrimi i plotë i armëve atomike është i mundur vetëm si pjesë e çarmatimit të plotë me kusht që të garantohet siguri e barabartë dhe e pandarë për të gjithë, përfshirë ata që posedojnë armë bërthamore siç thuhet në traktatin mbi mospërhapjen e armëve bërthamore, “tha ministri i jashtëm rus. Lavrov tha se Moska kishte shqetësimet e veta lidhur me shkeljet e mundshme të SHBA dhe akuzoi Uashingtonin për “mbajtjen e heshtjes” në lidhje me “veprimet e paskrupullta” të tij./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne