Rusia dënon ashpër sulmet e Britanisë dhe SHBA-së në Jemen

Rusia dënoi ashpër sulmet e mbrëmshme ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë në Jemen. “Shqetësimi i Rusisë, i shprehur gjatë një diskutimi në fillim të kësaj jave mbi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të sponsorizuar nga SHBA-ja kundër sulmeve të Houthive ndaj anijeve, se dokumenti do të keqinterpretohej dhe do të përdorej për të justifikuar veprimet e paligjshme është materializuar”, deklaroi tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Marija Zakharova në një konferencë shtypi në Moskë.

“Frika jonë u konfirmuar se qëndrimi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Detin e Kuq është vetëm një justifikim për përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve në rajon. Dënojmë fuqishëm veprimet e SHBA-së dhe aleatëve të saj”, theksoi ajo. Sipas saj, përshkallëzimi ushtarak në rajonin e Detit të Kuq mund të zbehë tendencat pozitive që janë shfaqur së fundmi drejt zgjidhjes së konfliktit të Jemenit, si dhe të shkaktojë destabilizimin në Lindjen e Mesme.

“Ashtu siç paralajmëruam, për të justifikuar agresionin e tyre, anglo-saksonët po përpiqen të përdorin Rezolutën 2722 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar një ditë më parë me pretekstin e garantimit të sigurisë së lundrimit në Detin e Kuq”, theksoi ajo. Ajo shtoi se “amerikanët kanë përdorur metoda të tilla absolutisht të paskrupullta, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, për një kohë të gjatë”.

“Në të njëjtën mënyrë, Perëndimi përdori interpretime të shtrembëruara të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të nisur veprime kriminale në Irak dhe Libi”, tha ajo. Zyra e të dërguarit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sot kërkoi seancë urgjente për të diskutuar sulmet e Britanisë dhe SHBA-së në Jemen në përgjigje të sulmeve të Houthive ndaj anijeve në Detin e Kuq./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne