Rusia dërgon ndihma humanitare në lindje të Ukrainës

Qeveria ruse ka dërguar ndihma humanitare në lindje të Ukrainës.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sputnik sipas të cilës qeveria ruse ka dërguar karvanin e 67-të me 600 ton ndihma humanitare me ushqime dhe medikamente, mjete ndërtimi dhe libra shkollorë për zonat në lindje të Ukrainës. Karvani shoqërohet edhe nga një ekip mjekësh dhe infermierësh për tu ardhur në ndihmë personave në nevojë në rajonin Dunbas. Ukraina përballet me problemet e grushtit të shtetit kundër Viktor Janukovic në vitin 2014, të cilat deri më sot kanë lënë 10 mijë persona të vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë të plagosur./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne