Rusia dhe Kisha Ortodokse Ruse gjithnjë e më tepër afër njëri-tjetrit

Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik shteti dhe Kisha Ortodokse Ruse po afrohen gjithnjë e më tepër. Pjesa liberale e shoqërisë ruse e konsideron kishën zyrtare jo më si progresive, por si reaksionare dhe anti-liberale.

Simbioza me qeverinë i sjell përfitime të prekshme udhëheqësve të kishës ortodokse ruse. Kështu për shembull, katedralja me famë botërore e Shën Isakut në Shën Peterburg e cila është sot muze në pronësi të shtetit pritet të kthehet në kishë.

Ky vendim i zemëron shumë njerëz në Shën Peterburg. Ndër të edhe Sabina Peçatkinën dhe Irina Sheinmanin që protestojnë rregullisht kundër kësaj që prej një viti. “Sipas Kushtetutës kisha është e ndarë nga shteti” apo “Katedralja duhet të mbete muze!” – shkruhet në pllakatat e tyre të protestës. Por me sa duket drejtuesit e kishës ortodokse nuk e respektojnë atë.

Russland Demonstration der Oppposition in Sankt Petersburg (picture-alliance/Zuma Press/Sopa Images/I. Russak)

“Ky zhvillim po përhapet gjithnjë e më shumë në shoqërinë ruse dhe kisha po përfshihet gjithnjë e më shumë në gjithçka: në ushtri, në shkolla, në qeveri, në këshillin e qytetit, në gjithçka dhe pse kisha zyrtarisht është e ndarë nga shteti .” – thotë Sabina. Bluja e qiellit të Shën Peterburgut është simboli i kësaj lëvizjeje proteste. Demonstruesit luftojnë me tullumbacë për qytetin e tyre, edhe pse temperaturat janë minus 15 gradë.

Kisha mbështetëse e fuqishme e Putinit

Ndikimi i kishës në Rusi është shumë i madh dhe Presidenti Putin e shfaq hapur lidhjen e tij me kishën ortodokse. Kisha konsiderohet si mbështetëse e fuqishme e pushtetit të tij dhe ajo e përçan edhe më tepër shoqërinë ruse.

Russland Vladimir Putin orthodoxe Weihnachten (Getty Images/AFP/M. Klimentiev)

E gjitha nisi me grupin punk “Pussy Riot” disa vjet më parë. Për protestën e tyre kundër afërsisë së kishës dhe shtetit, gratë u dënuan me dy vjet burg. Që atëherë, të ashtuquajturat “shkelje të ndjenjave fetare” konsiderohen si krim. Dhe kjo akuzë dëgjohet gjithnjë e më shpesh, dhe edhe vënia në skenë e operës së Wagner “Tannhäuser” në Nowosibirsk u quajt si herezi. Kurse filmi Mathilda, ku tregohet për aferën me një balerinë të carit Nikolla II, që kisha e ka shpallur të shenjtë, shkakoi skandal.

Argumente historike

Kisha e mbron ndikimin e saj në rritje me argumentin se në epokën sovjetike kishat u shkatërruan, priftërinjtë u vranë dhe besimi u shtyp. “Krishtërimi ortodoks është bërë përsëri pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar në Rusinë moderne, dhe kjo po e rikthen vendin në gjendjen e tij normale. Edhe fakti që kishës po i rikthehen objektet e saj është rivendosje e drejtësisë historike.” – thotë zëdhënësi i Kishës Ortodokse Ruse Vakhtang Kipshidze.

Blick auf die Isaakskathedrale auf dem Isaak-Platz in St. Petersburg (picture alliance/Michael Schwan)

Kurse demonstruesit pëpara katedrales së shën Isakut mendojnë ndryshe. Kjo ndërtesë, thonë ata, i përkiste shtetit dhe jo kishës që përpara revolucionit .

Sipas sondazheve, shumica e qytetarëve të Shën Peterburgut duan që ndërtesa të mbetet muze. “Ne duam me protestën tonë të tregojmë se qeveria jonë është laike, se asnjë fe nuk ka përparësi në Rusi dhe se një muze shtetëror është i hapur për të gjithë, pavarësisht nga feja.” – thotë Irina Sheinman.

Administrata e qytetit refuzon të zhvillojë një referendum, sepse mosmarrëveshjet mbi ndërtesën mund të shkaktojnë pak para zgjedhjeve presidenciale shumë emocione. Kështu, fati i katedrales kryesore të Shën Petersburg do të mbetet pezull, me sa duket deri pas zgjedhjeve

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne